Basha xheloz për 'Like-t' e Ramës, sponsorizon postimet në Facebook për hallet e shqiptarëve

Basha xheloz për 'Like-t' e Ramës, sponsorizon postimet në Facebook për hallet e shqiptarëve

Edi Rama gjithmonë ka ngjallur interes në publik dhe popullariteti nuk i ka munguar kurrë qoftë me deklaratat e tij politike ashtu edhe me batutat që nuk i mungojnë dhe nuk i kursen kudo që flet. Kjo ka lënë në hije Lulzim Bashën, i cili përtej deklaratave dhe akuzave të përsëritura në vijimësi, duket se po kërkon më shumë vëmendje nga qytetarët dhe mediat sociale janë futur në 'radarin e tij' si mënyra për ta arritur këtë gjë.

Në një shkrim të Shqiptarja.com në rubrikën e saj  'Pika e Zezë' u tregua qartë se Edi Rama gëzon një popullaritet që vështirë të mposhtet, duke lënë në hije dhe vetë Sali Berishën, mbështetësit e të cilit nuk llogariten të pakët. Ky popullaritet e mbështetje e Edi Ramës ka shkaktuar xhelozi te Lulzim Basha, i cili duke parë se mediat sociale janë bërë një matës i shkëlqyer i popullaritetit, ka vendosur të bëjë sponsorizime të deklaratave të tij, ku situatën në vend e bënë edhe më të zezë nga sa është realiteti.

Fakti që shumica e deklaratave të Luzlim Bashës po marrin sponsorizime, tregon qartë se ai nuk gëzon shumë popullaritet dhe nuk ka mbështetjen e duhur në popull, qoftë dhe nga vetë demokratët.

Në këtë situatë të vështirë që po kalon vendi, Basha si lideri i opozitës, do bënte mirë që paratë që hedh për sponsorizime në Facebook, le t'ia jepte pikërisht atyre qytetarëve apo familjeve në nevojë për të cilat flet aq shumë se janë lënë më mëshirë të fatit. Ndoshta kjo do të ishte mënyra më e mirë që ai të fitonte mbështetjen apo popullaritetin që kërkon.

Mbështetja nuk fitohet përmes deklaratave që vetëm ndjellin urrejtje dhe fatkeqësi, por në terren me vepra humanitare që ngjallin shpresë.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Silikoni: 04/04/2020 20:42

    Na u shtuan hallet , pak kishim leshkat e Lulit, na dhe silikonpolitika!

    Përgjigju
  • Mike: 04/04/2020 18:30

    Edi rama e ka shum te leht perball nje analfabeti si lulzim basha. Sa te jet luli ne krye te opozites aq gjat do jet rama kryeminister

    Përgjigju
  • Gazi: 04/04/2020 18:25

    O lalush o i shkret sa keq me vjen per ty

    Përgjigju
  • Leon: 04/04/2020 18:15

    Sa gjynah

    Përgjigju
  • Hinglateri: 04/04/2020 17:47

    Meshiroje o Zot

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 04/04/2020 17:44

    O Lulash mavria nga te shkon lopa nuk te shkon dhia

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Nënkryetari i Bashkisë Himarë, Previn Gjikuria tregon pse u tërhoq në momentet e fundit nga votimi për drejtimin e Himarës

Nënkryetari i Bashkisë Himarë, Previn Gjikuria tregon pse u tërhoq në momentet e fundit nga votimi për drejtimin e Himarës