‘Luli fsheh të shkuarën’, Veliaj nga Vora: Nuk del më me Saliun që njerëzit të harrojnë që është kukulla e tij, s’na duhet kjo çetë

Nga Vora, kryetari i Bashkisë së Tiranës, në cilësinë e drejtuesit politik të Partisë Socialiste, Erion Veliaj nënvizoi se Shqipërisë i duhen njerëz që kontribuojnë për ta dhe jo njerëz që i fshihen të shkuarës, që e dëmtojnë vendin në çdo hap që hedhin.

“Mjafton të shikoni mitingjet e Lul Bashës, mitingje ku vetëm përhapet Covid-i. Duhet të kishte filluar vaksinimi për ata 65 vjeç e sipër dhe u vonua kjo javë sepse u vonua dërgesa nga protesta në Rinas. Sa herë që PD ka pasur shansin të zgjedhë mes nesh dhe virusit, mes nesh dhe tërmetit, mes nesh dhe sabotimit, këta kanë zgjedhur gjithmonë armiqtë e Shqipërisë”, u shpreh Veliaj.

Për Bashën, Velija tha se këshilltarët i kanë thënë që të mos flasë për 4 vitet që ka drejtuar Bashkinë e Tiranës dhe të mos e përmendë në asnjë moment Sali Berishën.

“E keni parë që nuk del më në evente me Saliun edhe me Monikën, se i kanë thënë këta këshilltarët t’i gënjejmë njerëzit edhe nja dy javë, që të harrojnë që ti je kukulla, manekini i Saliut edhe i Ilirit. Ai nuk merr asnjë vendim vetë, i thotë Ilir Meta shko te zyrat e FRD-së dhe ky shkon. E këshillojnë të mos e përmendë kurrë Saliun - e keni parë e kanë hequr Saliun nga të gjithë televizionet. Luli thotë e kam LSI aleate, por nuk del kurrë në publik me Monën, madje nuk i ftoi as te hapja e fushatës. Për çfarë na duhet ne kjo bandë dhe kjo çetë rrëmujaxhinjsh, njerëzish të paaftë, gjumashësh dhe shkatërrues. Doktor Flamur Noka dhe doktor Sali Berisha, në krizën më të madhe mjekësore, më të madhe të pandemisë, më të madhe të sëmundjes në 100 vitet e fundit, nuk veshën bluzën e bardhë një ditë, për të ndihmuar, për të kuruar”, tha Veliaj.

“Diferenca me PS-në”, - nënvizoi Veliaj”, - “është se Partia Socialiste ka vendosur heronjtë në krye të listës. Kemi doktoreshë Najada Çomon, profesoreshë Luljeta Bozon. Janë në krye të listës sepse shërbyen, jo se iu tha partia, jo se e kishin teserën, jo se e kishin me detyrim, por sepse zgjodhën që të shërbejnë, zgjodhën që të udhëheqin duke shërbyer, jo duke sharë e përçarë.”

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:17
Veliaj në Rrogozhinë: PS e vetmja që investon me të njëjtën cilësi si në Tiranë edhe në rrethe (VIDEO)

“Partia Socialiste është e vetmja parti që mban premtimet”. Kështu tha kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nga Rrogozhina, gjatë takimit me banorët e zonës.

“Partia Socialiste mbajti premtimin për naftën pa akcizë, për naftën pa tatime, për naftën pa TVSH për të gjithë ata që punojnë në bujqësi sepse nuk mbushte traktori me të njëjtin çmim si makina”, u shpreh Veliaj.

Drejtuesi politik i PS-së për Tiranën u shpreh se vendi ka nevojë t’i rikthehet normalitetit, pas vështirësive që kaloi si me tërmetin ashtu edhe me pandeminë.

“Kemi nevojë për një vend normal, për një vend ku presidenti i Republikës nuk çmendet edhe rrihet me policët bashkiak. Kemi nevojë për një vend normal ku për punë të partisë ti nuk rrezikon jetën e njerëzve duke braktisur kullën, kemi nevojë për një vend normal ku politika është mjet për ti ndihmuar njerëzit jo për ti përçarë njerëzit. Kemi nevojë që të vazhdonë në normalitet vaksinimi deri tek shqiptari i fundit tani që kanë ardhur vaksinat dhe kemi nevojë për një vend normal deri sa të ngrihet edhe kulmi i shtëpisë së fundit që u prish nga tërmeti, ky është normaliteti që duam”, theksoi ai.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj tha se Partia Socialiste ka për qëllim që Rrogozhina të ketë të njëjtat investime me të njëjtën cilësi dhe kushte moderne siç po bëhet me shkollat, kopshtet, çerdhet, qendrat shëndetësore, etj. në Tiranë.  

“Qendra Shëndetësore e Rrogozhinës nuk dallonte fare nga një qendër shëndetësore kudo në Europë. Në mes të Rrogozhinës ku pensionistët, gjyshet, gjyshërit po vaksinoheshin kjo është cilësia dhe kjo është ambicia jonë që t’i kemi të gjitha infrastrukturat në Rrogozhinë si qendra shëndetësore model e Rrorgozhinës”, pohoi Veliaj

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

CRIME STORY/ Kronika e përgjakur e pushtimit italian më 7 prill të 1939

CRIME STORY/ Kronika e përgjakur e pushtimit italian më 7 prill të 1939