Luljeta Bozo energjike para zgjedhjeve të 25 prillit, thirrje qytetarëve nga shtëpia e saj: Votoni të gjithë sepse ka shumë rëndësi vota e secilit prej nesh

Një ditë më parë Partia Socialiste mbylli fushatën në Tiranë, ndërkohë që fjalim mbajti edhe kandidatja për deputete Luljeta Bozo.

Për shkak të kushteve atmosferike, pasi binte edhe shi, dikush mund të jetë shqetësuar për gjendjen shëndetësore të saj, ndaj edhe sot është publikuar një video, ku shihet Luljeta Bozo në gjendje të mirë shëndetësore duke punuar mbi një material shkencor.

Në video Bozo shihet duke punuar për një projekt shkencor, dhe u bën thirrje qytetarëve që të votojnë masivisht të dielën.

'Këtu jemi tek shtëpia e zonjës Luljeta Bozo sot është ditë e premte, kjo video është për t'iu treguar se është në shëndet të plotë me erenergji maksimale dhe është duke punuar për një punim tjetër shkencor'- tha zonja që bën videon.

'Votoni të gjithë sepse ka shumë rëndësi vota e të gjithëne'- tha Bozo në video.

 

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale