Lulzim Basha dhe dashuria e papritur me tre “oligarkët” e Edi Ramës

Lulzim Basha dhe dashuria e papritur me tre “oligarkët” e Edi Ramës

Ka disa javë që Lulzim Basha është transferuar bashkë me familjen në një vilë brenda kompleksit “Long Hills”, në periferi të kryeqytetit. Nuk ka shumë rëndësi pse e ka bërë këtë, në fund të fundit secili është i lirë të zgjedhë ku të jetojë. Por ajo që ka rëndësi është zgjedhja e këtij vendi. Në politikë, forma bëhet thelb dhe të shohësh Lulzim Bashën të transferohet në luksin e një fshati rezidencial (me qira që mesatarisht kapërcejnë 2.000 eurot në muaj) në pronësi të Agron Papulit, njerit prej biznesmenëve deri tani të etiketuar pikërisht nga Basha si një prej “oligarkëve” të ndihmuar nga kryeministri Edi Rama, kjo ve në diskutim sinqeritetin e denoncimit të tij politik. Dhe ky nuk është një rast i izoluar.

Pak muaj më parë, kunati i tij Erion Isufi i ka transferuar të gjitha shoqëritë e tij në katin e dytë të ish-hotel “Sheratonit”, duke zënë më shumë se njëmijë metra katror ekstra-luks në një godinë, në të cilën qiratë janë shumë të shtrenjta. Në këtë rast, ndërtesa i përket Shefqet Kastratit, tjetër sipërmarrës i akuzuar pikërisht nga Basha se është një “oligark” i afërt me kryeministrin. Po ai kunat i Bashës sapo ka futur në listën e klientëve të agjencisë së tij publicitare një bankë të njohur në pronësi të një “oligarku” të tretë, të shënjestruar nga Lulzim Basha si shoku i Edi Ramës, Samir Manes. Edhe në këtë rast, ka një perplasje logjike mes denoncimit politik të bërë nga Lulzim Basha ndaj “oligarkëve” dhe zgjedhjes më pas të përfitimit nga shërbimet e tyre.         

Pas gjashtë vjet opozite, gjatë të cilëve Basha ka lëshuar flakë e zjarr kundër “oligarkëve të Edi Ramës”, duke kërcënuar t’i godasë investimet e tyre sapo të vijë në pushtet, tani zbulohet se në të vërtetë që sot Lulzim Basha me ata oligarkë po flirton, duke përfituar prej tyre. E çfarë do të ndodhë nëse një ditë ai do të bëhej kryeministër? Çfarë do të ndajë tjeter me oligarkun, të cilin ka zgjedhur qe sot ta bëjë fqinj me shtëpi dhe me të cilin në verë do të ndajë pishinën e fshatit? Çfarë do të ndajë tjeter me oligarkun, tek i cili ndodhen qe sot bizneset e kunatit? Çfarë do të ndajë tjeter me oligarkun që i ka besuar qe sot kunatit të tij një kontratë të shtrenjtë për prodhimin e spoteve publicitare?

Shqipëria është tepër e vogël që të mbetesh i virgjër. Dhe shpresa e Bashës dhe e të gjithë politikanëve si ai që hiqen si shpëtimtarë, është se shqiptarët (ndoshta) e kanë kujtesën të shkurtër. Por kjo nuk mund të zgjasë për gjithmonë

xy/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Timi: 29/10/2019 18:48

    keta oligarket nuk duan vete se brenda dites e fshijne kete klase politike. basha thjesht i rrit pazarin vetes kur te vije ne pushtet asgje tjeter.

    Përgjigju
  • memento mori: 29/10/2019 18:43

    ju falenderojm qe ia shpalosni keto informacione publikut, nuk ka per te ndryshuar aspak gjendja e shqiperise-shqiptareve nga keta vampira te cilet, disa i kane nxjerr dhembet sheshit, ndersa disa te tjere bejne si qingjja. por thjesht jane jasht pushtetit si kolltuk, por jane ne pushtetin e cantave plote me valute. vetem revolucioni i zhduk keta soj te pangopirish, e te ndalen vjedhjet qe i bejne vendit tone.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tërbimi i Metës-triumfi i SPAK-ut!

Tërbimi i Metës-triumfi i SPAK-ut!