Lulzim Basha harton dhe dorëzon në Këshillin e Evropës rezolutë që kërkon rindërtimin e Ukrainës! Mbështetet nga 23 deputetët të tjerë të PPE

Lulzim Basha harton dhe dorëzon në Këshillin e Evropës rezolutë që kërkon rindërtimin e Ukrainës! Mbështetet nga 23 deputetët të tjerë të PPE

Lulzim Basha

Partitë e djathta të Evropës, përmes përfaqësuesve në Këshillin e Evropës, kanë dorëzuar një Rezolutë që mbështet rindërtimin e Ukrainës. Rezoluta është hartuar nga deputeti shqiptar Lulzim Basha, në cilësinë e anëtarit të Partive Popullore Evropian.

Në rezolutën e hartuar nga Lulzim Basha, kërkohet krijimi i një fondi ndërkombëtar ku të depozitohen asetet e Federatës ruse dhe të shërbejnë për të financuar projektet e rindërtimit të infrastrukturës në Ukrainë. Gjithashtu rezoluta kërkon transferimin e aseteve ruse në fondin ndërkombëtar si dhe ngritjen e një tribunali kompensimi në lidhje me dëmet në Ukrainë.

Në rezolutë thuhet se përgjegjësia për krimet dhe demet e shkaktuara në Ukrainë nga agresioni i paprovokuar i Rusisë është i presidentit të Rusisë Vladimir Putin dhe duhet te paguajë për të.

“Ndërkohë që Gjykata Penale Ndërkombëtare ka lëshuar urdhër arresti për Putin, duke e akuzuar për krime lufte, tashmë Rusia duhet të paguaj për rindërtimin e Ukrainës së shkatërruar nga bombardimet ruse. Sipas të drejtës ndërkombëtare, Federata Ruse ka detyrimin për të kompensuar Ukrainën, qytetarët, sipërmarrjet dhe qeverinë e saj, për dëmet e shkaktuara nga aktet e paligjshme të Federatës Ruse Këto detyrime përcaktojnë detyrën e vendeve të treta për të garantuar që asetet sovrane të Federatës Ruse që ndodhen nën juridiksionet e tyre të vendosen në dobi të Ukrainës si dhe për të krijuar një tribunal ndërkombëtar kompensimi për të siguruar që dëmet e shkaktuara nga Rusia të dëmshpërblehen në përputhje me normat ndërkombëtare, jurisprudencën dhe parimet e vendosura të kontabilitetit.

Përmes kësaj rezolute të publikuar në faqen zyrtare të Këshillit te Europës, e cila është e mbështetur nga përfaqësues të të gjitha grupeve parlamentare kërkohet: Krijimin e një fondi ndërkombëtar ku të depozitohen asetet e Federatës Ruse për të paguar projektet e infrastrukturës në Ukrainë; Transferimin e kapitaleve të ngrira të Federatës Ruse në fondin ndërkombëtar; Krijimin e një tribunali kompensimi për të gjykuar, në përputhje me normat e vendosura gjyqësore, kërkesat e paraqitura nga Ukraina në emër të individëve, subjekteve dhe instancave qeveritare, ose drejtpërdrejt nga individët dhe subjektet e saj, siç do të parashikohet nga rregullat e tribunalit”, thuhet ndër të tjera në rezolutë.

Rezoluta e paraqitur nga Partitë Popullore Evropiane në KiE

K.T./Shqiptarja.com

Komente

  • Mario: 30/03/2023 16:31

    Beri cirak dhe PD ky, po ngeli pa ndertuar Ukrainen. hahahaha ????????

  • Gysi: 30/03/2023 15:33

    Bravo, Krenar qe kemi politikan te nivelit europian

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ I bie të fikët, Veliaj i vjen në ndihmë qytetares në aeroportin e Hanoverit

VIDEO/ I bie të fikët, Veliaj i vjen në ndihmë qytetares në aeroportin e Hanoverit