LUSHNJE- Vaçe Zela do të "qëndrojë" krenare në qendër të qytetit të Lushnjes, e ulur në një stol, këmbë për mbi këmbë me një kitare në dorë e teksa duket sikur zëri i saj buçet në shesh.
Sot është përuruar memoriali për ikonën e muzikës shqiptare në “Sheshin e Qytetarëve”, ku të pranishëm ishin dhjetëra qytetarë për t'i "uruar" një mirëseardhje të ngrohtë, Vaçes së tyre dhe të gjithë shqiptarëve. Sot ka një motiv të rëndësishëm për të vizituar këtë qytet, për të "takuar" artisten e madhe që i dha shumë muzikës shqiptare.
Memoriali u zbulua nga e bija, Irma Radiqi e cila pati një falenderim për të gjithë dashurinë që i është dhuruar nënës së saj.
"Një falënderim nga thellësia e shpirtit për dashurinë që i keni falur jo vetëm sa ishte gjallë , por edhe sot. Lushnja ka qenë gjithë jetën në zemrën e saj dhe besoj edhe nga atje lart është mirënjohëse për gjithçka i keni dhuruar”, tha ajo.
Kreu i Bashkisë, Fatos Tushe tha se kjo është një ditë shumë e rëndësishme për qytetin e Lushnjes, që artistja e popullit të ulej në shesh me kitarë në dorë e të këndonte këngët që nuk do të harrohen kurrë.
“E kemi dëshiruar e pritur këtë ditë e çast kur Vaçe Zela “Artiste e Popullit”, “Nderi i Kombit”, “Qytetare Nderi” e Lushnjës të vinte përsëri në qytetin e lindjes ku e deshën dhe respektuan pa fund", tha Tushe.
Ikona e muzikës shqiptare u nda nga jeta në moshën 75-vjeçare në shtëpinë e saj në Basel të Zvicrës, 6 vite më parë, më 6 shkurt të 2014
B.K./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?
-
Po
19.3%
-
Jo
71.9%
-
Nuk e di
8.7%
Vota total: 2663
Lajme të tjera
-
Lushnje, sherr mes grave, 49 vjeçarja godet me thikë 52 vjeçaren
15 Prill, 12:52
-
E kishte fshehur në emër të një firme ndërtimi, SPAK i sekuestron apartamentin në Lungomare të Vlorës Fatos Tushes, ish-kryebashkiak i Lushnjës
13 Prill, 12:52
-
‘Vendimi i padrejtë’, 63-vjeçari në Lushnjë tenton të godasë gjyqtaren, arrestohet nga policia
13 Prill, 12:22
-
Aksident i rëndë në aksin Lushnje-Berat, i moshuari dërgohet në spital me plagë të rënda
13 Prill, 08:42
-
Pasuri e përfituar nga krimi, Prokuroria e Fierit sekuestrohen 2 pika karburanti e 4 pronat e Saimir Taullaut në Lushnje! I menaxhonte nga të afërmit e tij
11 Prill, 14:48
-
Aksident i rëndë në aksin Çermë-Divjakë, furgoni përplaset me motorin! Humb jetën 44-vjeçari
11 Prill, 07:31
-
Hetim i ri për Fatos Tushen, ish-kryebashkiaku i Lushnjes në SPAK, nuk deklaroi një shtëpi në bregdet
10 Prill, 10:07
-
Lushnje/ Publikonte video intime të së miturës në rrjete sociale, vihet në pranga 19-vjeçari
9 Prill, 16:05
-
Fermerët në protestë me traktorë, derdhin qumështin në autostradën Lushnje- Fier: Na e blejnë lirë, dalim me humbje! Stop monopolit
8 Prill, 12:30
-
Lushnjë/ Arrestohet 25-vjeçari, policia i gjeti doza kanabisi me vete dhe në shtëpi
7 Prill, 10:55
-
Lushnje, një konflikt me sende të forta u parandalua ditë e djeshme ku u plagos një 29-vjeçar, arrestohet një prej autorëve
6 Prill, 12:53
-
Rithemelimi zgjedh kryetarët e degëve për Lushnjen dhe Selenicën (EMRAT)
31 Mars, 19:50