LUSHNJË- Dymbëdhjetë persona, mes tyre dy kryeinspektorë dhe dy inspektorë të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), punonjës të policë dhe banorë të Lushnjës, janë dënuar nga gjykata e Lushnjës, pasi lejuan 37 ndërtime të paligjshme për një periudhë 18 mujore (në 2019-2022) në territorin e bashkisë Lushnjë.
4 zyrtarët e IKMT, Gjergji Mëhilli, kryeinspektor, Isa Buzi kryeinspektor, Kudret Sala, inspektor, Xhezmi Zylali, inspektor, u dënuan me nga 6 muaj burg, ndërsa 2 policët u dënuan me nga 2 vite burg. Të tjerë të dënuar janë banorë nga zona të ndryshme të bashkisë Lushnjë, të cilët kanë ndërtuar pa leje në tokat e tyre.
‘Nga hetimi dhe gjykimi rezultoi se në periudhën Prill, Gusht 2019 dhe Janar 2021 – Mars 2022, në territorin administrativ të Bashkisë Lushnjë janë kryer 37 ndërtime të paligjshme, për të cilat nuk është vepruar sipas ligjit prej kryeinspektorit dhe inspektorëve të Inspektoriatit Mbrojtjes së Territorit Vendor, Bashkia Lushnjë, apo është vepruar prej tyre pas vënies në dijeni për fillimin e hetimeve nga organet e hetimit, për t’i shpëtuar ndjekjes penale. Nga këto ndërtime të paligjshme, 31 janë të periudhës Janar 2021 – Mars 2022 dhe 6 të periudhës Prill- Gusht 2019.’- njofton prokuroria.
Në 25 raste të ndërtimeve pa leje nuk janë vendosur gjoba dhe nuk janë prishur objektet, ndërsa në 12 raste të ndërtimeve pa leje janë vendosur gjoba pasi kanë nisur hetimet.
‘Konkretisht, ka rezultuar se në 25 raste të ndërtimeve të paligjshme, nuk janë mbajtur akte konstatimi, vendime për dënimin me gjobë apo vendime për prishje objekti të paligjshëm nga I.M.T., Bashkia Lushnjë, kurse në 12 (dymbëdhjetë) raste të ndërtimeve të paligjshme, janë marrë masa administrative prej I.M.T..Bashkia Lushnjë vetëm pas vënies në dijeni të ndjekjes së tyre prej organeve të hetimore apo pas informacionit të kërkuara nga Prokuroria lidhur me to.’- njofton prokuroria.
2 policët e dënuar morën ryshfet nga dy persona që ndërtuan pa leje, thotë prokuroria.
‘Në kuadër të hetimeve të kryera me metoda speciale është zbuluar dhe dokumentuar edhe një rast korrupisioni, ku janë përfshirë në bashkëpunim, në rolin e pranuesve të vlerave monetare, dy punonjësit e policisë, të pandehurit B.H. dhe H.T., dhe në rolin e dhënësve të vlerave monetare dy shtetas, të pandehit P.T. dhe E.Sh.’- njofton prokuroria.
Vendimet e gjykatës
Gjykata e Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, me vendimin nr. 217, datë 12.03.2024, vendosi:
1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Gjergji Mëhilli, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, dënohet me 4 (katër) muaj burgim.
2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Kudret Sala, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, dënohet me 4 (katër) muaj burgim.
3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Isa Buzi, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, dënohet me 4 (katër) muaj burgim.
4. Deklarimin fajtor të të pandehurit Xhezmi Zylali, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, dënohet me 4 (katër) muaj burgim.
5. Deklarimin fajtor të të pandehurit B.H., për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, dënohet me 16 (gjashtëmbëdhjet) muaj burgim.
6. Deklarimin fajtor të të pandehurit H.T., për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, dënohet me 16 (gjashtëmbëdhjet) muaj burgim.
7. Deklarimin fajtor të të pandehurit E.Sh., për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht i pandehuri E.Sh. dënohet me 4 (katër) muaj burgim.
8. Deklarimin fajtor të të pandehurit P.T., për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, dënohet me 4 (katër) muaj burgim.
9. Deklarimin fajtor të të pandehurit S.N., për kryerjen e veprës penale “Ndërtim i paligjshëm”, kryer në tokën e tij, duke e vënë në provë të pandehurin S.N. për një periudhë kohe prej 6 (gjashtë) muaj, me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte të vazhdueshme me Degën Territoriale të Shërbimit të Provës Lushnjë.
10. Deklarimin fajtor të të pandehurit B.H., për kryerjen e veprës penale “Ndërtim i paligjshëm”, kryer në tokën e tij, duke e vënë në provë të pandehurin B.H. për një periudhë kohe prej 8 (tetë) muaj, me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte të vazhdueshme me Degën Territoriale të Shërbimit të Provës Lushnjë.
11. Deklarimin fajtor të të pandehurit A.L., për kryerjen e veprës penale “Ndërtim i paligjshëm”, duke e vënë në provë të pandehurin A.L. për një periudhë kohe prej 8 (tetë) muaj, me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte të vazhdueshme me Degën Territoriale të Shërbimit të Provës Lushnjë.
12. Deklarimin fajtor të të pandehurit M.M., për kryerjen e veprës penale “Ndërtim i paligjshëm”, duke e vënë në provë të pandehurin M.M. për një periudhë kohe prej 16 (gjashtë) muaj, me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte të vazhdueshme me Degën Territoriale të Shërbimit të Provës Lushnjë.
M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
24.4%
-
Keq
61.8%
-
Nuk e di
13.8%
Vota total: 1820
Lajme të tjera
-
Fier/ Makina përplas të moshuarin, 71 vjeçari rëndë në spital
26 Prill, 17:43
-
Njësoj si 573 vjet më parë! Dasma e Skënderbeut me Donikën inskenohet në manastirin e Ardenicës
26 Prill, 17:27
-
Presidenti Begaj në panairin bujqësor të Lushnjes: Mirënjohje për ata që u janë rikthyer tokave, rol patriotik
26 Prill, 15:25
-
Të huajt plazh në Shqipëri pa nisur sezoni! Rrëfejnë ‘sekretet’ pse rekomandojnë Darëzezën
26 Prill, 15:12
-
12 mijë € për një leje për shfrytëzim plazhi dhe 7.500 € për të mos prishur objektin në Ksamil, SPAK dërgon për gjykim 2 ish-zyrtarë të IKMT-së dhe Urbanistikës në Sarandë
26 Prill, 11:35
-
Jetë kulturore në Fier! Çelet sezoni teatror deri në fund të tetorit, në skenë 11 shfaqje
25 Prill, 14:47
-
Lushnjë/ Nusja dhunon vjehrrin për pronën, vihet në hetim
25 Prill, 10:20
-
Çelet në Lushnjë panairi ‘Ditët e Bujqësisë’, pjesëmarrëse 94 kompani nga vendi, rajoni e bota
24 Prill, 19:03
-
Aksident në By-passin e Lushnjes, përplasen dy mjete, dy të lënduar përfundojnë në spital
23 Prill, 19:34
-
Fier/ Mjeti shkrumbohet nga flakët, shpëton mrekullisht shoferi (VIDEO)
23 Prill, 11:27
-
Fier/ Mjeti del nga rruga dhe përfundon në kanal, drejtuesi në gjendje të dehur (VIDEO)
23 Prill, 07:34
-
Fier/ Mbeti e bllokuar në banesë, zjarrfikëset shpëtojnë të moshuarën
22 Prill, 22:33
E pse habitesh? Kur denojne te birin e gjyqetares se Vetingut,a cfare ishte, me 3 vjet burg pse i morri jeten nje personi duke e qelluar me grusht,me dashje apo pa dashje,por jete njeriu morri ne fund,nuk vodhi pula qe i dhane 3 vjet,atehere keta i kane plotesisht te justifikuar keto denime qesharake,sidomos kur mendon qe nuk jane shoqeruar me gjoba te majme dhe ndertimet e paligjshme nuk kane per t'u shembur kurre qe te behen shembull per shkelesit e tjere!
PërgjigjuCfare denimi!!! I ashper shume! Bravo gjykates me 3muj. Po ik e vjedh dhe un se per kaq ca probl ka?!
Përgjigju