Lushnjë, makina përplas për vdekje
të moshuarin, largohet me shpejtësi

Lushnjë, makina përplas për vdekje<br />të moshuarin, largohet me shpejtësi
LUSHNJE- Një i moshuar me aftësi të kufizura ka humbur jetën, pasi është aksidentuar nga një automjet në dalje të qytetit të Lushnjës.

Nebi Alla, 84 vjeç, i cili lëvizte me ndihmën e patericave, është përplasur nga një automjet, që është larguar më pas me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë e përplasjes, 84-vjecari ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa trupi i tij është dërguar në morgun e qytetit në pritje për t’u tërhequr nga familjarët.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të plota të aksidentit dhe identifikimin e drejtuesit të mjetit që aksidentoi të moshuarin.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Nëna denoncon humbjen e fëmijës 3-vjeçar, në pranga gjyshi

Durrës/ Nëna denoncon humbjen e fëmijës 3-vjeçar, në pranga gjyshi