VIDEO/ Lushnjë, protestë kundër ARRSH për kalimin tek 'Pushimi i shoferit'

Banorët dhe tregtarët tek Pushimi i Shoferit në rrugën Lushnjë Fier i kanë paraprirë aksionit të ARRSH që po mbyll hyrje daljet e rrezikshme. Protestës së tyre u janë bashkuar edhe deputetë të Partisë demokratike Luan Baci dhe Saijmir Koreshi.

‘Është një problemi bartur ndër vite herë pas herë. Këtu kemi banorë, shtëpi banimi të shumta. Arsyet pse e bëjnë është mëse e njohur, përveç lejes që duhet të paguajnë kërkojnë para nën dorë dhe këtë e thonë të gjithë. 30 mijë euro të marrësh leje. Këto biznese kanë vite që janë hapur. Të bëjnë investim të rregullt, të bëjnë rrugë dytësore që të ndihmojnë bizneset në punën e tyre të përditshme.’- tha Luan Baçi.

‘Po u çon njerëzve skrepin tek shtëpia. Këtu nuk ka të majtë e të djathtë! Sot do të detyrohen ti lënë makinat në autostradë, nuk po i jep zgjidhje, por po përkeqëson edhe me shumë situatën. Janë rreth 500 biznese që penalizohen.’- tha Koreshi.

Protestuesit nuk kundërshtojnë aksionin, por kërkojnë të këtë rrugë dytësore për të qarkulluar si mjetet e transportit ashtu dhe mallrat.

Disa nga ata nuk janë dakord as me propozimin e ARRSH për tu pajisur me leje për biznesin, pasi bëhet fjalë për investim që kërkon shumë para.

‘Duhet të bëjmë leje për të dalë në autostradë! Ne jemi biznes që në 95 dhe vijmë tani në 2021 për të dalë në autostradë, unë duhet të marrë leje për rrugët e vendit tim. Unë jam rezident në Itali, por vendosa të kthehem këtu. Janë 4 familje që ushqehen me këtë biznes.’- tha një fermer.

Në fund të tetorit ARRSH  çmontoi barrierat metalike përgjatë autostradës, duke rihapur kalimin tek Pushimi i Shoferit pasi banorët protestuan dhunshëm për disa ditë. Banorët propozuan ngritjen e një mbi ose nënkalimi, në rast se kërkohet me patjetër vendosja e barrikadës përgjatë autostradës.

K.T./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 08/12/2021 14:57

    Keta maskarenj duhet te bejne ure me hyrje dhe dalje se njerezit nuk kane pse i bien verdalle se kane vjedhur ca pisa tenderat per berjen me standarte te rrugeve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta 'në sulm', Kulluri: Ka paranoja! I vetmi që e ka shitur është Berisha, kur ta kuptoj do jetë vonë

Meta 'në sulm', Kulluri: Ka paranoja! I vetmi që e ka shitur është Berisha, kur ta kuptoj do jetë vonë