Lushnje/Drejtonte motorin pa patentë, nuk i bindet policisë për të ndaluar! Arrestohet dhe zbulohet se mjeti ishte vjedhur jashtë shtetit

Lushnje/Drejtonte motorin pa patentë, nuk i bindet policisë për të ndaluar! Arrestohet dhe zbulohet se mjeti ishte vjedhur jashtë shtetit

Foto ilustruese

Një person është arrestuar në Lushnje pasi akuzohet se drejtonte mjetin motorik pa leje drejtimi dhe nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar.  Gjatë kontrollit  policia zbuloi edhe se mjeti motorik ishte i vjedhur jashtë shtetit dhe ishte trafikuar në Shqipëri.

Nuk dihet ende nëse mjeti ishte trafikuar nga 44-vjeçari D.B., banues në Lushnje, por që ai nuk pranoi t'i nënshtruar kontrollit duke u larguar me shpejtësi dhe mos iu bindur urdhrit të policisë për të ndaluar.

44-vjeçari duke drejtuar pa leje drejtimi motomjetin tip "Kymco",  në vendin e quajtur "Rrethrrotullimi i Savrës", nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar duke sjellë arrestimin e tij në flagrancë.

I arrestuari do të përballet me veprat penale "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik", "Drejtimi i automjetit pa leje drejtimi" dhe "Trafikimi i mjeteve motorike". 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Kam lindur në Athinë, por jam patriot i atdheut tim': Mario Mitaj: Populli rus i thjeshtë dhe miqësor

'Kam lindur në Athinë, por jam patriot i atdheut tim': Mario Mitaj: Populli rus i thjeshtë dhe miqësor