Prej mesditës së të dielës (19 Janar) vazhdon të digjet fusha e mbetjeve inerte në Lushnje, që ndodhet tek “Përroi i Thatë” në periferi të qytetit, pranë rrugë nacionale Lushnje-Rrogozhinë.
Me qindra banorë të lagjes “28 nëntori” po vuajnë dhe sot pasojat e ndotjes së ajrit, duke mos mundur të hapin as dritaret. Zjarrfikësit dhe punëtorët e bashkisë janë në luftë me flakët prej 24 orësh por pa arritur ta shuajnë. Pirromanët ende nuk dihen por kryetarja e Bashkisë Lushnje, Eriselda Sefa tha për Report TV, se mund të jenë qytetarë të papërgjegjshëm, të cilët duhet t’i gjejë policia.
“Përroi i Thatë është miratuar me vendim të këshillit bashkiak të vitit 2004 si venddepozim për mbetjet e ngurta, por aty kanë hedhur dhe mbetje të tjera. Qytetarë të ndryshëm të papërgjegjëshëm ndezin zjarrin. Shërbimi zjarrfikëses dhe fadromat po përpiqen ta shuajnë zjarrin”, u shpreh ajo.
Ajo ç’ka shihet lehtësisht në pamjet e Report tv, është se fusha e mbetjeve pranë Përroit të Thatë nuk ka rrethim, ndriçim as roje. Ndaj vetëm me ‘letra’ cilësohet ‘vendepozitim për inerte’, pasi në realitet çdo subjekt privat apo banor mund të derdhë këtu gjithëfarë lloj plehrash. Ky është shkaku që tejmbushet dhe herë pas here i vendoset flaka. Episodi i fundit ishte në nentor 2024. Sipas kryetares së bashkisë, tashmë do të vendosen roje 24 orë për të frenuar këtë fenomen.
“Kam marr vendimin që sot ai territor të ketë roje 24 orë dhe të përdoret vetëm për mbetje inerte”, tha Sefa.
Lushnja gjithashtu ka të nevojshme një fushë për mbetjet bujqësore.
R.D/E.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
38.4%
-
Negativ
50.1%
-
Jam i/e dyzuar
11.5%
Vota total: 8936
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vullnetarët mbjellin rreth 300 fidanë pishash në Parkun Kombëtar të Divjakës
16 Shkurt, 14:47
-
Koncerti Simfonik i Orkestrës së Forcave të Armatosura, performancë e Paharrueshme në Teatrin Bylis të Fierit
16 Shkurt, 14:42
-
PERSONAZH/ Njihuni me xha Nikon, 104-vjeçarin që ka jetuar në tre sisteme dhe reciton himnin e Zogut
15 Shkurt, 15:29
-
Fier/ I shiti 2 personave të njëjtin apartament, vihet në pranga 67-vjeçari
15 Shkurt, 11:16
-
‘Kërcimi i dashurisë’, 80 gjimnazistë nga mbarë vendi dhurojnë spektakël në teatrin ‘Bylis’
14 Shkurt, 17:50
-
Shën Valentin/ ‘U njohëm fshehurazi në skenë kur dashuria ishte e ndaluar’, çifti i artistëve në Fier rrëfejnë historinë 47-vjeçare
14 Shkurt, 17:37
-
VIDEOLAJM/ Propozimi i veçantë për Shën Valentinit në Fier, e reja thotë ‘Po’ mes duartrokitjeve
14 Shkurt, 12:46
-
Miratohet ndërtimi i centralit fotovoltaik në Sheq-Marinas, 2% e energjisë i kalon shtetit
12 Shkurt, 20:28
-
Zyrtare/ Nevil Dede dha dorëheqjen, Bylisi prezanton trajnerin e ri
12 Shkurt, 11:12
-
Fier/ Ktheu shtëpinë në ‘biznes’ droge, arrestohet 28 vjeçari! Në pranga dhe blerësi! Kanabisi dhe kokaina me vlerë prej rreth 90 mijë euro (EMRAT)
12 Shkurt, 10:35
-
Sëmundja ‘pesta amerikane’ shfaros kolonitë e bletëve! Bletërritësi: Autoriteti i Veterinarisë asnjë ndihmë për kurimin! Ligji i bletarisë veç në letër
12 Shkurt, 08:47
-
Sondazhi për Qarkun Fier nga Eduard Zaloshnja: PS 10 mandate, PD 5, të tjerat 1
10 Shkurt, 20:52
te vihet ne pune inceneratori i fierit,,,te behet invmcenerator ne vlore,,shkoder,,kukes,,korce ,,durres,, dhe tirane,, ndryshe do behemi si lushnja sot....
Përgjigju