Lëreni Moikom Zeqon të vdesë!

Lëreni Moikom Zeqon të vdesë!

Moikom Zeqo

Mbrëmë kur ti barkderr te vila jote në Gjirin e Lalëzit po i kërkoje kuzhinierit personal të tjerë karkaleca deti dhe verë të bardhë Prosecco, edhe zemra e Moikom Zeqos po i kërkonte oksigjen për gjakun e saj mushkërive të studiuesit.
Kuzhinieri yt nuk përtoi dhe ta solli porosinë, ndërsa mushkëritë e lodhura të Moikomit të pafuqishmë u tkurrën, u nxinë dhe bashkë me zemrën vdiqën aty brenda gjoksit të euriditit të njohur.
Teksa ktheheshe sot në Tiranë ti barkderr, mësove nga valët e radios së makinës tënde të shtrenjtë për vdekjen e Moikomit e pasi njoftove miq e shokë të tjerë të sërës tënde hipokrite, u lëshuat me ngushëllime formale në rrjetet sociale e media me qoka dhe dokra. Pa arritur mirë te shkallët e zyrës, biznesit, dhe vesit tënd një tjetër lajm goditi kasabanë:
-Moikom Zeqo u ngjall!
Studiuesi i antikitetit, i mesjetës, i letërsisë dhe i historisë së një vendi të vogël me lavdi të madhe i kishte kërkuar 2 minuta leje vdekjes, vetëm 2 minuta leje sa të pështynte në fytyrë këta kodoshët e qeverisë dhe opozitës e pastaj do shtrihej i vdekur përsëri.

Dhe si për çudi mortja ia kishte plotësuar dëshirën.
Ej milet, nëse pasditen e së hënës së 15 qershorit 2020 Tirana njomet nga pikëza të lagura, nuk është shi, nuk janë as lotë...
Ti mos e merr çadrën me vete, le ta marrin hipokritët!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • edi: 16/06/2020 13:29

    U prefsh ne Paqe ,ashtu si ta donte Zemra Amen

    Përgjigju
  • Hinglateri: 15/06/2020 17:34

    Ngushellime Moikop

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë