Gjethet e Mështeknës janë të pasura me vitaminë C, saponië, flavonoidë dhe taninë ndërkohë që lëvorja e pemës përmban acid betulinik, një nga përbërësit më aktivë kundër inflamacionit. Rrëshira e pemës është një burim i pasur kaliumi, magnezi, kalciumi, zinku, hekuri, fosfori, vitamine C dhe thiamine.
Vlerat e gjetheve të Mështeknës
Sistemi Imunitar
Gjethet e Mështeknës mund të konsumohen në formën e çajit për të fuqizuar sistemin imunitar. Gjethet luftojnë bakteret dhe mbrojnë trupin kundër infeksioneve. Ato gjithashtu përshpejtojnë shërimin nga infeksionet.
Çaji i gjetheve të Mështeknës përmban antioksidantë natyralë në formën e flavonoidëve dhe vitaminës C duke rimëkëmbur organizmin nga dëmet e shkaktuara prej radikaleve të lira.
Kundër inflamacionit
Gjethet dhe lëvorja e pemës përdoren si çaj kundër inflamacionit. Ky çaj është efikas kundër sëmundjeve si artriti ose reumatizma. Nëse pini disa filxhanë me çaj nga gjethet dhe lëvorja e pemës, atëherë sistemi tretës do të jetë më i përmirësuar. Ky çaj vjen në ndihmë kundër disa problemeve si konstipacioni, dhimbjet abdominale dhe diareja. AgroWeb.org rekomandon që t’i zhysni gjethet e Mështeknës në uthull molle për disa javë që të përfitoni vlera të dyfishta.
Për flokët dhe lëkurën
Gjethet dhe lëvorja e pemës janë efikase kundër ekzemës dhe dermatitit. Futini gjethet në ujë për disa orë dhe më pas kullojeni lëngun duke e aplikuar në lëkurë. Të bërit banjë në ujë me gjethet e Mështeknës ndihmon lëkurën, por edhe pastron zbokthin dhe forcon rrënjët e flokëve. Lëngu i gjetheve përdoret edhe në kompresa kundër dhimbjes së kyçeve dhe irritimit të lëkurës. Gjethet e Mështeknës ndihmojnë në pastrimin e gjakut. Pirja e rregullit e çajit largon toksinat dhe papastërtitë nga gjaku.
Si të përdorni gjethet e Mështeknës
Çaji i gjetheve të Mështeknës
Mblidhini gjethet kur janë të freskëta dhe në ngjyrë të çelët jeshile.
• Përdorni nga 5 gjethe për çdo filxhan ujë
• Hidhini gjethet në një filxhan me ujë të valuar dhe lërini të qëndrojnë për deri 10 minuta.
• Pijeni tre deri në katër gota me çaj nëse vuani nga infeksionet uriinare, artriti apo akumulimi i lëngjeve në organizëm.
Vaji i gjetheve të Mështeknës
• Mbushni një kavanoz me gjethe të freskëta dhe shtoni vaj bajamesh ose vaj ulliri ekstra të virgjër.
• Mbulojeni kavanozin me nja napë dhe vendoseni në një vend të ndriçuar. Mbajeni aty për një muaj dhe përzijeni rregullisht.
• Pas një muaji kullojeni vajin dhe vendoseni në një enë tjetër për disa ditë, përpara se ta hidhni në shishet përkatëse.
• Shishet ruajini në një vend të freskët. Vajin mund ta përdorni kundër dhimbjeve muskulare, reumatizmës, celulitit dhe ekzemës./AgroWeb.org
Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com