M. Obama për Greta Thunberg në Twitter, pas ‘cicërimës’ së Trump: 'Mos lejoni askënd të zbeh dritën tuaj'

M. Obama për Greta Thunberg në Twitter, pas ‘cicërimës’ së Trump:  'Mos lejoni askënd të zbeh dritën tuaj'

Ish Zonja e Parë e SHBA, Michelle Obama i dërgoi një mesazh mbështetjeje aktivistes suedeze të klimës Greta Thunberg pasi 16-vjeçarja u tall në Twitter nga Presidenti amerikan Donald Trump.

"Mos lejoni askënd të shurdhojë dritën tuaj," shkroi ish-zonja e parë në Twitter. "Ashtu si vajzat që takova në Vietnam dhe në mbarë botën, ju keni kaq shumë për të na ofruar të gjithëve."

Pa përmendur Dinald Trump, Michelle Obama shtoi, "Injoroni dyshuesit dhe dijeni që miliona njerëz po ju inkurajojnë".

Thunberg, e cila ka frymëzuar protestues në mbarë botën për të bërë presion mbi qeveritë për të mbrojtur klimën dhe para pak revista ‘Time’ e shpalli ‘Personazhi i vitit 2019’

Të enjten presidenti amerikan Donald Trump shkroi në Twitter se ishte " qesharake" që Thunberg ishte shpallur e tillë nga revista.

"Greta duhet të punojë për problemin e saj të menaxhimit të zemërimit. Chill Greta, Chill!", - ka shkruar Trump.

Ish zëvendës presidenti dhe rivali potencial i Trump për zgjedhjet amerikane të vitit 2020, demokrati Joe Biden, duke reaguar ndaj këtyre komenteve shkroi në Twitter, “Çfarë lloj presidenti është ky që ngacmon një adoleshente?"

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lymi Tutit: 14/12/2019 10:00

    Ky po e turperon Ameriken !! Prestigji,roli dhe influenca e saj nderkombetare,po vjen duke rene.Bile edhe nje rol "perçares me perendimin"....Ne dukje si mbrojtje te ekonomise amerikane,por historia e zhvillimit ekonomik boteror,ka treguar qe "autarkia - mbyllja",nuk te çon larg,duke humbur gjithashtu edhe lidershipin.Dalja nga marreveshja e Parisit (Klimes),kur edhe Rusia me Kinen jane te perfshira,eshte edhe kjo nje tregues.....Tjeter shembull,si mund te perballet Presidenti i vendit me te madh dhe me te fuqishem te globit,dy here me nje diktator si ate te Korese se Veriut,me shterngime duarsh,buzeqeshje dhe "rrahje krahesh" dhe zero rezultat dhe jo vetem aq ?! Gjenerata jone,kurre nuk ka degjuar nje President amerikan,te pergojoje dhe ironizoje,Presidentet e meparshem...Ai ka te drejten e veprimit me politika te ndryshme edhe te kunderta,por, jo te tallet me ish "paraardhesit" e atij posti... Natyrisht,e gjithe kjo nuk perben problem per vende si Ne,sepse aq vemendje sa na duhet e kemi prej saj.Po flasim per rolin boteror te Amerikes,rol te cilin ky president po e vendos seriozisht ne risk.Lymi Tutit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Drogë me postë nga Kalifornia në Tiranë, dy të arrestuar! Sekuestrohet 3.2 kg kanabis i cilësisë së lartë

VIDEO/ Drogë me postë nga Kalifornia në Tiranë, dy të arrestuar! Sekuestrohet 3.2 kg kanabis i cilësisë së lartë