Macron na sheh si azilantë? Braçe: Shqiptarët bëjmë punët e tyre më të rënda, duke u keqpaguar e diskriminuar

Macron na sheh si azilantë? Braçe: Shqiptarët bëjmë punët e tyre më të rënda, duke u keqpaguar e diskriminuar

Zv.Kryeministri, Erion Braçe, ka reaguar me anë të një statusi në rrjetet sociale për sa u përket mos hapjes së negociatave të anëtarësimit në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Braçe ka falenderuar të gjithë liderët e Bashkimit Europian të cilët mbështetën Shqipërinë në rrugëtimin për integrimin europain dhe për deklaratat e tyre që bënë sot në samit.

Nga ana tjetër Braçe i është përgjigjur edhe presidentit francez Emmanuel Macron i cili vendosi veton si e vetmi vend që  të mos lejonte hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Braçe shkruan se argumenti i Macron ishte se ka shumë shqiptarë azilant në Francë dhe ky është faktor kundër Shqipërisë, pro sipas Braçes Macron duhet të na shohë si punëtorë pasi punët më të rënda atje i bëjnë shqiptarët. Madje sipas Braçes shqiptarët në Francë janë të keqpaguar e të diskriminuar.

Reagimi i plotë i Braçes:

Faleminderit shumë për gjithçka, gjithçka, gjithçka,
zonja Merkel, kancelare e Gjermanisë!

Faleminderit shumë që njeh historinë tonë te dhimbshme prej 1400-tës,
aspiratën tonë evropiane, te përjetshme,
ja dëshmon kujtdo që s’na njeh,
zoti Conte, kryeministër i Italisë!

Faleminderit shumë për ndihmën, mbështetjen, kursin e reformave, vlerësimin dhe gjykimin e drejtë e të ndershëm, zoti Tusk, president i Komisionit Evropian! Faleminderit shumë për vizionin e qartë politik për Evropën e sotme e të nesërme, ndarë me ne e për ne,
zoti Sassoli, president i Parlamemtit Evropian!

Ju jemi mirënjohës pa fund! Ju na njihni, vlerësoni e gjykoni!

Kush pretendon se na njeh prej “azilantëve”, gjykon me bezdi qënie humane thjesht si problem për çështje te politikës së brendshme, nuk na njeh hiç; duhet te hedhë sytë nga tregu i tij i punës, me siguri duhet ta dijë se nuk është çështje burokratike vizash, por oferte në atë treg;

I BEJME NE PUNET TUAJA, MADJE ME TE RENDAT, MADJE DUKE U KEQPAGUAR E DISKRIMINUAR!

Të paktën ti njihni shqiptarët si punëtorë!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigranti: 19/10/2019 13:18

    FAIN e ka qeveria qe nuk PERCAKTON MINIMUMIN jetik te shqipetareve per te jetuar ne shqiperi TI BRACE ME BANDEN E RILINDJES NUK JE AZILANT SE JU KENI TE ARDHURA MUJORE MBI 4000euro ne muaj kurse shumica e shqipetareve me 100euro ne muaj

    Përgjigju
  • Pyka: 19/10/2019 10:45

    O Erion,luftoni korrupsionin,lëre Francën ....

    Përgjigju
  • Hasani: 19/10/2019 09:59

    Ne fakt ti dukesh si azilant, si dordolec e shrregullt ne veshje dhe mendime.Ne France nuk shkon zv.kryeministri ne gjykate te beje avokati e potere per kryeregjistruesin e Korsikes.Makron ne fakt ndali skenarin e ndarjes se Shqiperise nga Maqedonia te propozuar nga disa shtete.Por progresin me letra nuk e voton njeri.Veri kembet ne toke.Parisi, Lioni, Kaleja etj.jane mbushur me azilante qe jane problem per qytetaret atje.Bindeni me performance BE dhe jo me propagande.

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 19/10/2019 01:56

    Krijoi vende pune e nje jete me te mire ne Shqiperi qe mos te marrin rruget e kurbetit shumica e Shqiptareve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet