Macron: Nga 15 qershori do të nisë vaksinimi anti COVID për adoleshentët

Macron: Nga 15 qershori do të nisë vaksinimi anti COVID për adoleshentët

Presidenti francez Emmanuel Macron

Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar se duke filluar nga 15 qershori, të gjithë adoleshentët e grupmoshës 12-18 vjeç do të mund të vaksinohen kundër COVID.

Gjatë një vizite në fshatin Saint-Cirq-Lapopie në Francën jugore, Macron gjithashtu vuri në dukje se 50 përqind e të rriturve francezë kanë marrë një dozë të vaksinës COVID.

Vendimi për të vaksinuar adoleshentët vjen ndërsa disa vende debatojnë nëse dozat duhet të rezervohen së pari për të rriturit, që janë më të prekshëm nga virusi, ose të fillojnë me vaksinimin e të rinjve, në një përpjekje për të mbrojtur më shumë popullatën.

Macron sakaq u bëri thirrje njerëzve të qëndrojnë "jashtëzakonisht të kujdesshëm dhe vigjilentë" dhe tha që mbajtja e maskave jashtë është me detyrim për momentin në disa rajone.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Vrau bashkëjetuesen me thikë një vit më parë në Elbasan, Apeli lë në fuqi dënimin me burg përjetë të Ramis Micit

Vrau bashkëjetuesen me thikë një vit më parë në Elbasan, Apeli lë në fuqi dënimin me burg përjetë të Ramis Micit