Macroni i bën thirrje Iranit ta shmangë përshkallëzimin në Lindjen e Mesme
Presidenti iranian Massud Pezeshkian dhe ai francez Emmanuel Macron
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i bëri thirrje të mërkurën homologut të vet iranian, Masud Pezeshkian, “të bëjë gjithçka për ta shmangur një përshkallëzim të ri ushtarak” në Lindjen e Mesme, njoftoi Presidenca franceze.
“Një përshkallëzim ushtarak nuk do të ishte në interesin e askujt, as të Iranit, dhe do ta dëmtonte stabilitetin afatgjatë në rajon”, i tha Macroni Pezeshkianit gjatë një bisede telefonike, sipas njoftimit.
Presidenti francez bëri thirrje të ndalet “logjika e hakmarrjes” dhe të “mbrohen popullsitë civile”.
Druajtjet për shpërthimin e një lufte mes Iranit dhe Izraelit janë rritur javët e fundit, pas vrasjes në Teheran të Ismail Haniyehut, liderit politik të Hamasit – grupit radikal palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Irani dhe Hamasi e kanë fajësuar Izraelin për vrasjen e tij. Haniyehu ndodhej në Teheran për të marrë pjesë në inaugurimin e Pezeshkianit.
Izraeli nuk e ka marrë përgjegjësinë për vrasjen e Haniyehut, por as nuk e ka mohuar atë.
Hezbollahut, grupi militant libanez i mbështetur nga Irani, ka kërcënuar gjithashtu se do të hakmerret ndaj Izraelit, pasi autoritetet izraelite thanë se e vranë në Bejrut njërin prej komandantëve të Hezbollahut javën e kaluar.
“Irani duhet të përkushtohet për t’iu bërë thirrje aktorëve destabilizues, të cilët i mbështet, të vetëpërmbahen për ta shmangur përshkallëzimin”, tha Macron.
Më herët të mërkurën, Pezeshkian u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera të Perëndimit ta ndalin mbështetjen për Izraelin./ REL
G.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?
-
Mjaftueshëm
11.3%
-
Pak
30.8%
-
Shumë pak
57.9%
Vota total: 806
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
BE zotohet për sanksione ndaj Iranit, pas dyshimeve për furnizimin e Rusisë me raketa
13 Shtator, 15:16
-
FOTO/ Anija ruse e dyshuar për dërgimin e raketave balistike iraniane shihet në portin e Detit Kaspik
11 Shtator, 22:24
-
Franca do të formojë Qeverinë e re javën e ardhshme, kryeminstri i ri Michel Barnier do përzgjedhë ministrat e kabinetit
11 Shtator, 17:28
-
BE-ja ka 'informacione të besueshme' se Irani i ka dërguar raketa Rusisë
9 Shtator, 15:38
-
SHBA: Irani i ka dërguar Rusisë raketa me rreze të shkurtër veprimi
8 Shtator, 16:33
-
Francë/ Qytetarët protestojnë ndaj emërimit të kryeministrit të ri
7 Shtator, 18:57
-
U përmbys nga Italia, Deschamps u përgjigjet kritikave për Francën: Reflektojmë kundër Belgjikës
7 Shtator, 17:12
-
SHBA: Mundësia që Irani ta furnizojë Rusinë me raketa, alarmuese
7 Shtator, 11:54
-
Liga e Kombeve/ Kosova mposhtet 0-3 në Prishtinë, Belgjika leksion Izraelit! Interi nderon Italinë, të kaltrit përmbysin 1-3 Francën në Paris
6 Shtator, 22:41
-
Presidenti Emmanuel Macron emëron kryeministrin e ri të Francës
5 Shtator, 14:53
-
Francë/ Macron kërkon këshilla nga Hollande dhe Sarkozy për krizën qeveritare
2 Shtator, 08:38
-
Iran/ Zbulohet shkaku i aksidentit ajror ku vdiq presidenti Ebrahim Raisi, bien dhe teoritë konspirative
1 Shtator, 21:28