Këtë herë në “Esencë” për të ndarë historinë e tij të jetës dhe rrugën në profesion erdhi maestro Oleg Arapi.
Dirigjenti i skenave ndërkombëtare na tregoi rrugën e vështirë drejt artit, që rrënjët i ka të hershme. Gjithçka nis nga origjina ruse e mamasë së tij, që krijon problemet e quajtura biografike të kohës, duke bërë që ai të kalojë një fëmijëri jo të lehtë.
Ëndrrat e fillimit e çuan tek aviacioni, njësoj si babai i tij, që rrokte qiejt vazhdimisht. Ishte vetëm një ëndërr. Më vonë, u pa e udhës që profesioni që nuk do ta dëmtonte në pjesën tjetër të jetës ishte arti. Kështu pas vështirësive të fillimit me mësimin e instrumenteve dhe 8 vite pas shkollës së mesme, fitoi të drejtën të studionte në kryeqytet.
Përtej faktit që i këshilluan instrumente, dëshira dhe këmbëngulja e tij e çuan tek dirigjimi, rruga e tij e jetës.
Ai përmend me mirënjohje dy korifenj të artit shqiptar, Nina e Avni Mula të cilët i kujton me dashuri dhe konsideratë për mbështetjen që I kanë dhënë ndër vite.
Shumë eksperienca si dirigjent brenda dhe jashtë vendit e kanë bërë atë një prej emrave më në zë mes dirigjentëve duke u nderuar edhe me çmime të rëndësishme si “Ylli i Artë” në Itali dhe medalja “Glorias Artis” në Poloni.
Ka pasur shumë oferta për të punuar në shumë vende të botës, por thotë se asnjëherë nuk e ka parë veten larg Shqipërisë.
Dy surpriza vlerësuese dhe emocionale erdhën për maestron nga mikesha dhe kolegia e tij, sopranoja Renisa Laçka dhe e bija Lorela Arapi.
G.MO/B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Bandat survejojnë Policinë, a është ky triumf i krimit ndaj shtetit?
-
PO
55.4%
-
JO
35.8%
-
NUK E DI
8.8%
Vota total: 500
Lajme të tjera
-
Regjisori Stefan Taçi kujton në ‘Esencë’ kohën kur Kinostudio prodhonte filma të animuar: Për shumicën kam realizuar skenarët
25 Janar, 19:45
-
‘Pasionin për muzikën ma ushqyen prindërit’, kompozitori Mark Gjoka kujton në ‘Esencë’ njerëzit e shtrenjtë që ‘shkruan’ historinë e jetës së tij
20 Janar, 19:13
-
Dashuria për pianon dhe jeta me një maestro si Zhani Ciko, Rudina Ciko rrëfen në ‘Esencë’ pasionin: Fatlume, muzika më qetëson mendërisht
18 Janar, 20:31
-
Kostumografja Anila Zajmi Katanolli, artistja klasike dhe ekstravagante: Babai, frymëzim imi
17 Janar, 20:05
-
Një jetë kushtuar sportit si gazetar, Dëfrim Methasani në ‘Esencë’: E nisa si futbollist, kuptova shpejt që talentin s'e kisha tek këmbët po te fjala
13 Janar, 19:11
-
‘Shkëlqimi dhe rënia’ e një kampioni, Ilir Suli rrëfehet në ‘Esencë’: U largova nga peshëngritja se s’pata mbështetjen e duhur! Mesazhi për të rinjtë
11 Janar, 19:25
-
Ana e panjohur e regjisores së njohur Donika Mustafaj, artistja rrëfen në ‘Esencë’ jetën e saj dhe vitet 90’ si grua ambasadori
10 Janar, 19:16
-
Rrugëtimi fotografik, nostalgjia e të pathënat nga jeta e regjisorit Spiro Duni! Artisti në 'Esencë': Teatri është sëmundja që s'dua të shërohem
27 Dhjetor 2022, 19:31
-
Aktorja Jetmira Dusha rrëfen në ‘Esencë’ emocionit e profesionit që zgjodhi që në fëmijëri
23 Dhjetor 2022, 18:58
-
Këngëtarja Lazarela Deti rrëfen në ‘Esencë’ sakrificat për të qëndruar në skenë: E lashë shkollën e ndërtimit, s’doja asgjë përveç muzikës
20 Dhjetor 2022, 19:12
-
Ish i persekutuari politik Et’hem Fezollari rrëfen në ‘Esencë’ kalvarin e vuajtjeve në kampin e internimit dhe arratisjen me varkë nga liqeni Pogradeci
16 Dhjetor 2022, 19:57
-
Verdi Take, kineasti i shumë filmave të dashur shqiptarë rrëfen në ‘Esencë’ ‘luftën’ për të ndjekur pasionin! Dhe një surprizë emocionuese nga vajzat
14 Dhjetor 2022, 19:12