Mainz shtyn festën e Bayern-it për titull, Newcastle i bën gjëmën në fund Liverpool-it

Festa e Bayern Mynchen për titullin kampion të nëntë radhazi është shtyrë pasi sot janë mposhtur 2-1 nga Mainz për llogari të javës e 31 të Superligës. Në rast fitoreje bavarezët do të shpalleshin matematikisht kampion, por golat e vendasve në minutën e 3 nga Burkardt dhe të Quaison para fundit të pjesës së parë e bënë të pamundur këtë. Kjo pavarësisht faktit se Bayern ngushtoi diferencat në minutën e 94 me Robert Lewandowskin.

Sakaq po në Bundesligë Dortmund ka marrë një fitore shpresdhënëse në luftën për të siguruar një vend në Champions League sezonin e ardhshëm. Verdhezinjtë kanë mposhtur 0-2 Wolsburg falë ‘dopietës’ së Halaand. Pavarësisht fitores Dortmund renditet në vendin e pestë, me 2 pikë më pak se Wolsburgu i vendit të tretë.

Ndërkohë në Angli Liverpool ka marrë një goditje të rëndë në minutat e fundit kundër Neëcastle. Kjo e fundit ka barazuar 1-1 në minutën e 95 të sfidës, duke shtangur kampionët në fuqi, të cilët sezonin e ardhshëm me shumë mundësi do jenë jashtë Champions League.

Golin për Liverpool e realizoi Salah në minutën e 3, ndërsa Neëcastle barazoi me Willock.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet