Maji, muaji i Demit, Peshqit do gjejnë dashurinë! Horoskopi i muajit maj nga astrologia Meri Gjini (VIDEO)

E ftuar në studion e emisionit "Rreze Dielli" në Report Tv, astrologia Meri Gjini, tregon se çfarë thonë yjet për muajin maj, si dhe karakteristikat për të gjitha shenjat.

Dashi:

Prioriteti i muajit maj do të ngelet çështja e pasurisë, pronësisë, lekut.  Pas datës 22 maj kanë një tendencë për të lëvizur më shumë dhe për tu argëtuar pak më shumë, edhe pse pas datës 22 komunikimi duhet të jetë pak i kujdesshëm për ta. Në ditët e para të majit nuk përjashtohet mundësia që të vazhdojnë të shijojnë këtë pjesën e Venusit që do të qëndrojë deri në datën 16.

Demi:

Lehtësisht do ta gjejnë veten dominues në ambientet ku janë. Disa prej tyre do ti japin famë apo pushtet emrit apo personalitetit të vetvetes dhe pas datës 22 maj do të kenë mundësi për të lëvizur shumë më shpesh  nga çfarë e presin dhe do të kenë shumë udhëtime të bukura. Është humor i mirë, është energji e mirë të cilat duhen me patjetër pavarësisht optimizmit dhe pozitivitetit që kanë, ta shfrytëzojnë për çështjet e punës, pra të mos anashkalojnë detyrimin e periudhës që është puna profesioni. Muaji pothuajse për të gjithë demat është muaji i tyre.

Binjakët:

Organizim të çdo fjale dhe të çdo veprimi. Nga mënyra se si do të funksiononi në raport me impulsivitetin dhe emocionin do të jetë edhe rezultati apo bilanci i muajit maj. Kjo të paktën për deri në datën 16. Nuk ka vend për veprime impulsive dhe nuk ka vend për ngarkesa energjish negative. Tonacionet i keni të larta, për arsye të humbjes së durimit ndoshta apo keni pritshëmri që t'ju kuptojnë apo t'ju mirëkuptojnë në ëmbientet profesionale dhe kjo mund të shtyjë në veprime jo shumë të menduara nga data 11-18. Kjo javë duhet t'ju gjejë më të maturuar se kurrë dhe çdo veprim të bëhet me logjikë. Nëse ju shmangni impulsivitetin në këto data, muaji do të jetë shumë pozitiv.

Gaforrja:

Vështirë se mund ti qëndrojnë besnikë axhendës së tyre apo gjërave që kanë ta paracaktuara. Duan apo nuk duan do të kenë ndryshime në axhendën e tyre ose do të kenë devijim në projektimin e afërt profesional. Devijim për mirë, sepse do tu japë mundësi që të përmirësohen dhe do të mund të shmangin pak atë ankthin që u është shkaktuar nga dhjetori i 2017. Mund të kenë ndonjë gëzim nga ndonjë familjar i tyre ose mund të ndiejnë veten të superuar ose në mbështetje totale nga dashuria e njerëzve që i rrethojnë.

Luani:

Kanë një tendencë për të treguar profesionalizëm dhe se sa të përgjegjshëm janë në raport me punën. Kjo do të bëjë që ta ndiejnë veten shumë rezultativ në çfarëdolloj profesioni janë.  Detyrimet ekonomike deri nga data 8-9 e muajit është në bisedat e tyre, por që edhe në këtë fushë do ia dalin mbanë. Në datën 22 fillon një periudhë që ndryshon pak humori i tyre, ose është i paqëndrueshëm.

Virgjëresha:

Është një pranverë e vogël muaji maj për ta, për sa i pëket mënyrës se si do ti vijnë gjërat dhe mënyrës se si do ta ndiejnë veten në raport me ambientet e tyre profesionale apo dhe me rezultatin e tyre të punës. Çështja emocionale del përsëri në prioritet edhe pse më në fund duhet të gjejnë një formë që të shijojnë anën pozitive të dashurisë sepse kanë një tendencë tu rikthehen problematikave të 2018-ës. Si muaj do të ndihen rehat me veten dhe do të tregohen të guximshëm në raport me njerëzit që i rrethojnë në ambientet e tyre profesionale.

Peshorja:

Bilancet e jetës personale janë ato që do të dalin në prioritet. Kjo mund të bëjë që të nxjerrin më të mirën e bukurisë së tyre. Të marrit me vetveten, me pamjen do të jetë prioritet për qendrën e muajit  maj. Ndërsa pjesa e parë dhe pjesa e fundit do ti gjejë në analiza të fajit apo të gjejë çfarë e plotëson. Për ata që janë beqarë do të ishte shumë mirë të shfrytëzojnë maksimalisht  mesin e muajit . duhet të jetë prioritet rregullimi i çështjeve të mbartura sidomos për sa i përket shëndetit.

Akrepi:

Në muajin maj do të merren përfundimisht me jetën emocionale të tyre sidomos në mesin e muajit. Raportet njerëzore, si ato personale dhe ato familjare janë tema e muajit.  Në ditët e para, deri në datën 8 ngelet si temë çështja e ekonomisë, por lajmet e mira në këtë fushë duhet ti presin pas datës 22.

Shigjetari

Do të dalën në prioritet shëndeti i tyre, aktivitetet, palestra, ushqimi. Raportet profesionale do të dalin përsëri në vëmendje në 10 ditëshin e fundit të muajit maj. Do të duhet të jenë të suksesshëm në raport me të tjerët në përgjithësi. Ata që kanë vazgduar me planet e nisura që në fillim të vitit do ia dalin, ndërsa ata që kanë devijuar kam frikë se po harxhojnë kohën kot.

Bricjapi:

Në datën 8 nis një periudhë që nuk ka sesi të mos ndihen në qendër të vëmëndjes. PËr herë të parë, do të kenë ide inovatore dhe ti ndajnë ato me kënaqësi. Mesi i muajit do ti gjejë në kulmin e dashurisë dhe të të shprehurit të ideve të tyre.

Ujori:

Për çështje shtëpie do të diskutojnë nga data 6 maj deri në datën 20. O do merren me lyerje, o me rregullime, o me restaurime, por në përgjithësi do të kërkojmë lekë për të rregulluar ambintin familjar. Edhe pjesa e fundit e muajit do të nxjerrë udhëtime të paplanifikuara, por që do të mirëpriten shumë  mirë prej ujorëve. Një periudhë shumë intensive me kontakte dhe për disa do të mund të sjellë edhe një kontratë të re pune.

Peshqit:

Tematika nëse do tia dalin mbanë nga ana ekonomike do të jetë në qendër të vëmendjes deri në datën 17 maj. Venusi tek demat u jep mundësinë të shijojnë atë që kanë në ambientet e tyre familjare, ose pse jo për tu futur në flirte ku do të kenë mundësi zgjedhje. Duhet të kenë kujdes me fizikun sidomos tek pjesa e stomakut dhe barkut.

 

b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

I vuri flakën vetes jashtë gjykatës ku po mbahej seanca për Donald Trump

I vuri flakën vetes jashtë gjykatës ku po mbahej seanca për Donald Trump