Majlinda Kelmendi njofton fundin: E mbyll këtu karrierën time, doja ta bëja para Lojrave Olimpike

Majlinda Kelmendi njofton fundin: E mbyll këtu karrierën time, doja ta bëja para Lojrave Olimpike

Majlinda Kelmendi, xhudistja që i solli medaljen e parë olimpike në histori Kosovës, ka deklaruar se pas Tokios do t’i japë fund karrierës në sportin aktiv. Kelmendi për mediat kosovare ka deklaruar se diçka të tillë donte ta bënte para Lojrave Olimpike që po mbahen aktualisht, por ka qenë trajneri Kuka ai që e ka bindur të vazhdojë.

“Unë ndoshta këtë vit kam qenë në dyshime a të largohem apo të vazhdojë, për shkak të lëndimeve. Por në momentin e fundit kam vendosur për hatër të Tonit të vazhdojë, të garojë në Lojëra Olimpike. Fatkeqësisht nuk shkoj si duhet, nuk është se nuk isha në formë, por nuk ishte dita ime. Për mua kjo ka qenë gara e fundit, nuk e kam pritur që gara e fundit në karrierë do të shkojë kështu. Ishte e shkruar, krejt i kam fituar. I kam sjellë Kosovës mjaft emocione, mjaft lot është radha e tjerëve. Do të jem afër Tonit me u mundu me nxjerrë talente tjera prej Kosovës”, ka thënë Kelmendi.

Kelmendi ka folur edhe për sukseset e Distria Krasniqit dhe Nora Gjakovës, që fituan medaljet e arta.

“Po ndjehem jashtëzakonisht mirë. Jam shumë e lumtur. Për Disin e kemi prit, duke e marrë parasysh formën gjatë vitit. Nuk jemi befasuar. Nora jo që nuk mundet, por nganjëherë është njeri që kalkulon shumë. Jam shumë e lumtur që puna e sakrifica e Tonit po shpërblehet në këtë mënyrë,”- tha Kelmendi.

Fillimisht sportistja ka garuar me flamurin e Shqipërisë në garat ndërkombëtare, por pas njohjes së Kosovës zgjodhi ‘dardanët’. Sa i përket Lojrave Olimpike që po mbahen aktualisht ajo u eliminua që në ndeshjen e parë, duke bërë një surprizë jo të këndshme, por gjithsesi karriera e saj është ëndërr për çdo sportist.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Mos harroni çadrën, sot sërish reshje shiu në gjithë vendin

Mos harroni çadrën, sot sërish reshje shiu në gjithë vendin