Korçë/ I zuri tokën e varrit që kishte blerë për babanë, 42-vjeçari me probleme mendore vret me sëpatë shitësin e bananeve! Merret në mbrojtje familja e autorit

KORÇË- Një konflikt që kishte nisur pesë  vite më parë përfundoi tragjikisht me një person të vrarë me sëpatë në qendër të qytetit dhe në sy të bashkëshortes. Ditën e sotme, Korça u trondit ku rreth orës 14:00, Zamir Topi 42 vjeç qëlloi me sëpatë në kokë Dashnor Osmanin, 50 vjeç. Shkak është bërë një konflikt i hershëm mes tyre, ku viktima kishte varrosur babanë e tij në varrin pranë nënës së autorit, në tokën që 42-vjeçari e kishte blerë për të atin e tij, (sot i gjallë). Burime për Shqiptarja.com bëjnë me dije se Topi i kishte lënë afat 5 vite dhe më pas i kishte kërkuar që ta zhvarroste babanë, por një gjë e tillë nuk është marrë parasysh nga viktima, që më vonë i kushtoi dhe jetën. Disa metra larg vendit të ngjarjes, policia mundi të arrestojë Topin dhe të sekuestrojë sëpatën që e la në vendin e krimit. 

Zamir Topi, autori vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe kishte kartelë, e konfirmuar kjo edhe nga dëshmitarët që njihnin 42-vjeçarin, por pavarësisht kësaj, ata e përshkruajnë si një njeri të qetë që nuk ka sjellë probleme në lagje. Ai nuk ishte i martuar, por jetonte me të vëllanë dhe të atin në fshatin Pocestë i Korçës. Një njeri jo problematik dhe shumë punëtor e përshkruajnë edhe viktimën. Për të nxjerrë bukën e gojës, Dashnori i martuar dhe baba i dy fëmijëve, shiste banane pranë Pazarit të Korçës, në vendin edhe ku u vra në mënyrë makabër me sëpatë në kokë. E gjithë skena e krimit, mësohet se është parë nga bashkëshortja e viktimës.

Pas vrasjes, gazetarja Gladiola Hoxha raporton se uniformat blu kanë marrë në mbrojtje familjen e autorit, pasi i druhen një hakmarrje të mundshme. Persona të rastësishëm të gjendur aty pranë kanë njoftuar ambulancën, ndërsa tregojnë për Report Tv atë se çfarë panë.

"Rastësisht kalova dhe e pashë që ishin mbledhur shumë njerëz. Mora 127 që të vinin ta ndihmonin por mbaroi ai. Kokën ia kishin mbuluar. Ishte mbuluar me gjak. Njerëzit thonin që e kishin goditur me sëpatë, por nuk e dimë çfarë ka ndodhur", tha një prej dëshmitarëve.

1580218233_korceipajete001.jpg

Personi i gjetur i pajete

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:49
Motivi i vrasjes në Korçë/ Dëshmitarët: I zuri tokën e varrit për babanë! I la 5 vite kohë në fund e vrau në sy të gruas

Bashkëfshatarët i përshkruajnë Dashnor Osmanin dhe Zamir Topin, viktimën dhe autorin e krimit makabër si njerëz të urtë dhe të qetë, që nuk sillnin probleme në fshat. Konflikti daton këtu e pesë vite më parë kur, Dashnori kishte varrosur shumë pranë varrit të nënës së Zamirit, babanë e tij. Këtë tokë, Zamiri pretendonte se e kishte blerë për të varrosur babanë, (sot i gjallë) por Dashnori nuk ishte bindur. Autori, për të cilët dëshmitarët shprehen se kishte kartelë, i kishte lënë afat 5 vite për të zhvarrosur nënën e tij, por kjo gjë nuk kishte ndodhur edhe pas ankesave të shumta që 42-vjeçari kishte bërë në Komunë.

Një detaj makabër që zbulojnë dëshmitarët për kamerën e Report Tv është se Dashnor Osmani u vra në mes të qytetit në sy të bashkëshortes së tij.

"Me të atin dhe vëllanë. Viktima kishte fëmijë. Njëri-tjetrin kishin pasur një problem varresh, këtu në fshat. Viktima djal i mirë, punonte në Korçë shisnin banane. Nuk kanë qenë persona problematik. Edhe autori ka qenë djalë i mirë. Autori kishte të ëmën. Viktima të atin. I kishin varrosur pranë njëri-tjetrit. Largo babanë nga nëna se është shumë afër. Se autori e kishte lënë atë vend për të atin. I kishte thënë mbush 5 vjet dhe ta largosh varrin, po ai nuk e largoi. Kishte vajtur edhe në Komunë, për t'u ankuar, por asgjë. Ishte edhe bashkëshortja, e vrau në sy të saj", tregojnë dëshmitarët.

Ora 17:37
Vrau më sëpatë shitësin e bananeve në Korçë/ Policia merr në mbrojtje familjen e autorit, ishte i pajisur me kartelë

Burime për Report Tv bëjnë me dije se policia ka marrë në mbrojtje familjen e Zamir Topit, 42 vjeç që qëlloi për vdekje me sëpatë Dashnor Osmanin 50 vjeç. Një vendim i tillë është marrë për të shmangur thellimin e tragjedisë, pas mund të ketë një hakmarrjeje të mundshme. Gazetarja Gladiola Hoxha raporton se Topi vuante nga çrregullimet mendore dhe ishte i pajisur me kartelë, teksa sjell edhe foton ku jetonte 42-vjeçari.

1580229177_korce.jpg

Ora 15:58
Ky është shitësi i bananeve që u vra me sëpatë në Korçë (FOTO)

1580223416_DashnorOsmani2.jpg

Ky është Dashnor Osmani, 50-vjeçari i cili gjeti vdekjen pasi u godit me sëpatë në kokë, pas sherrit me Zamir Topin. Ky i fundit e akuzonte se i ka dëmtuar varrin e nënës, pas pranë saj prehej një i afërm i tij.

Ora 15:15
Zbulohet motivi i krimit makabër në Korçë

1580218233_korceipajete001.jpg

Gazetari i Shqiptarja.com Elton Qyno, zbardh dëshminë e dhënë në polici të personit të arrestuar për vrasjen në Korçë.

Zamir Topi ka deklaruar se shkak për ngjarjen e rëndë është bërë një sherr me Dashnor Osmanin për varrin e nënës. Autori pretendonte se Osmani, i cili shiste banane në zonën e Pazarit të Korçës, i ka dëmtuar varrin e nënës. 

Topi dhe Osmani kanë varrosur në 2014 në Korçë të afërmit pranë njëri-tjetrit, dhe autori i krimit kishte ngritur pretendimet se Dashnor Osmani i kishte dëmtuar rëndë varrin e nënës së tij. Zamir Topi ka pohuar se i kishte kërkuar Osmanit të hiqte varrin e të afërmit nga aty dhe t'i rregullonte varrin e nënës. Mes Osmanit dhe Topit, ka pasur konflikt të vazhdueshëm për këtë çështje.

Gjatë marjes në pyetje mësohet se Topi ka shfaqur pendesë për krimin.

G.M./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 28/01/2020 22:44

    E para eshte për të ardhur keq nga motivi, psikologjia e motivit e cila shpreh tragjicitet të lidhur me komizëm. Tragjikomike sepse ordinerlleku eshte gjithnjë tragjikomik. Dhe e dyta eshte perseri për të ardhur keq kur shikon gjith atë turmë të mbledhur sehirxhinjsh si në vendet arabe. Turp! Shoqëri e prapambetur!

    Përgjigju
  • Vlonjati: 28/01/2020 17:12

    Akoma ska dale muaji i pare i vitit dhe janë bere tëre keto vrasje atentate aksidente vjedhje dhune etj, te panumerta. Po deri në fund të vitit?

    Përgjigju
    • Fredi: 29/01/2020 08:23

      Po mor katnar Vlore, ktu ke tdrejt!

  • Sulejmën: 28/01/2020 15:54

    Pervec nja dy tre të rinjve aty gjith të tjerët fytyrëdërrmuar egërsira neandertale. Mesjete!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Të hapur për takime të reja...çfarë thonë yjet për ju sot

Të hapur për takime të reja...çfarë thonë yjet për ju sot