(VIDEO) Makina bie nga Ura e Vërtopit, përfundon në Osum! Plagoset 28-vjeçarja, dërgohet te Trauma në Tiranë

Një makinë tip Audi ka dalë nga rruga duke rënë nga ura nga një lartësi e konsiderueshme. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Berat - Poliçan, ku mjeti tip Audi, me targa AA 723 LK, që drejtohej nga një 28-vjeçare është rrëzuar nga Ura e Vërtopit dhe ka përfunduar disa metra poshtë në zhavorrin e lumit Osum, ku fatmirësisht lumi nuk ka pasur prurje.

Nga pamjet e siguruara në vendin e ngjarjes, makina është shkatërruar totalisht, ndërsa drejtuesja e mjetit është plagosur dhe është dërguar në spital.

Fatmirësisht lumi nga ka pasur prurje, ndërsa 28-vjeçares Anxhela Ibra, banuese në Poliçan, është plagosur dhe po transportohet për në Spitalin e Traumës Tiranë, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Duan të zhdukun “opozitën” apo duan të zhdukin antishqiptarët?

Duan të zhdukun “opozitën” apo duan të zhdukin antishqiptarët?