Një aksident ka ndodhur përballë Kishës Katolike në Tiranë. Motori është përplasur nga një makinë, duke plagosur lehtë motoçiklistin. Siç dallohet edhe nga pamjet motori ndodhet në tokë, te vijat e këmbësorëve, ndërkohë që ka pësuar disa dëmtime.
Makina mendohet se nuk ka frenuar në kohën e duhur, duke përplasur nga pas motorin. Policia shoqëroi drejtuesin e makinës deri në sqarimin e shkaqeve. Ndërkohë, drejtuesi i motorit është jashtë rrezikut për jetën dhe ka pësuar dëmtime të lehta.

(Foto nga vendi i ngjarjes)
/Shqiptarja.com

d.c./shqiptarja.com