Makina përplas biçikletën në Lezhë, 1 i plagosur rëndë, dërgohet me urgjencë te Trauma

LEZHË- Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të shtune, ku një person ka mbetur i plagosur.

Report Tv mëson se një makinë ka përplasur një biçikletë, për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i kësaj të fundit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:50 , në aksin rrugor Lezhë-Milot, në fshatin Gajush. Drejtuesi i mjetit A.L.,  është në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

"Rreth orës 16:50 , në aksin rrugor Lezhë-Milot, në fshatin Gajush,  mjeti me drejtues shtetasin A.L.,  ka  përplasur një biçiklist ende të paidentifikuar, ku për pasojë ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë. Drejtuesi i automjetit po shoqërohet në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes", njofton Policia.

B.K./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Gjermani/ U legalizua në fillim të Prillit, gjoba të larta për përdorimin e kanabisit në timon

Gjermani/ U legalizua në fillim të Prillit, gjoba të larta për përdorimin e kanabisit në timon