Makina përplas këmbësorin në Vlorë, 34-vjeçari përfundon në spital

Makina përplas këmbësorin në Vlorë, 34-vjeçari përfundon në spital

Foto ilustruese

VLORË- Një makinë ka aksidentuar një këmbësor në vendin e quajtur Ura e Gjormit, në Vlorë.

Policia njofton se një automjet, me drejtues shtetasin S. G., 30 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin me iniciale R. S, 34 vjeç.

Për pasojë 34-vjeçari është dërguar për mjekim më të specializuar në spitalin e Vlorës dhe nën kujdesin e mjekëve.

Sakaq drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Hani i Hotit/ I dënuar me 4 vite burg nga drejtësia polake, kapet 61-vjeçari me qëllim ekstradimin (EMRI)

Hani i Hotit/ I dënuar me 4 vite burg nga drejtësia polake, kapet 61-vjeçari me qëllim ekstradimin (EMRI)