Makina përplas për vdekje kalimtarin në Elbasan, largohet nga vendngjarja autori

Foto ilustruese

Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësori ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit. Makina ka përplasur një kalimtarë në rrugë duke i marrë atij jetën në qendër të qytetit të Elbasanit pranë portës së Kalasë, ndërsa autori është larguar me shpejtësi me makinën e tij.

Viktima nuk është identifikuar ende, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të saj dhe kapjen e autorit.

I.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me pragun elektoral 1% ashtu siç propozon opozita parlamentare?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Mallakastër/ Përfshihet nga flakët një pus nafte (FOTO+VIDEO)