Makina përplaset me motorin, dy të plagosur në Vaun e Dejës

Makina përplaset me motorin, dy të plagosur në Vaun e Dejës

Dy persona u plagosën në një aksident rrugor mëngjesin e sotëm në aksin Vau Dejës-Pukë.

Sipas policisë, në fshatin Çafë-Laç, mjeti tip Volkswagen me drejtues F. M. 52 vjeç, banues në Pukë është përplasur me motorin tip Shineray, për pasojë kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi dhe pasagjeri i motorit, G. A. rreth 60 vjeç dhe V. L. 52 vjeçe, të cilët u dërguan në spitalin rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit F. M. është shoqëruar në polici. Në vendngjarje po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Dje u plagosën 15 persona nga aksidentet në 6 qytete, 8 janë në gjendje rëndë te 'Trauma' në Tiranë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Shkodër, IKMT aksionin për shembjen e 11 beach bareve gjatë bregdetit në Velipojë

Shkodër, IKMT aksionin për shembjen e 11 beach bareve gjatë bregdetit në Velipojë