Makinat bëhen 'copë' në Peqin, humb jetën fëmija 5-vjeçar! Arrestohet shoferja

PEQIN - Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Peqin, ku për pasojë ka humbur jetën një fëmijë 5 - vjeçar. Viktima është L.S i cili  ndodhej si pasagjer në makinën tip 'Fiat'. Ai ka humbur jetën rrugës për në spital.

Sipas policisë në aksident janë përfshirë dy makina, një tip 'Fiat' me drejtues K.L, 51-vjeç banues në Peqin dhe makina tjetër tip 'Volkswagen', me drejtues H.S. 67-vjeç banues në Elbasan. Në përfundim të veprimeve, mësohet se 51-vjeçarja është arrestuar nga uniformat blu.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie të cilët po hetojnë për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti fatal.

Ndërkohe mëngjesin e sotëm një tjetër aksident me pasojë vdekjen ndodhi në Tale të Lezhës, ku një zetor doli nga rruga dhe për pasojë humbi jetën drejtuesi.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Flori: 10/12/2019 11:00

    Ulni shpejtesine o gomere...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Nis Festivali Teatror i Shkollave të Mesme të Tiranës! Tek ‘Agimi’ dokumentari ‘Dekadenti nr.2419’! Në Durrës ‘Trashëgimia përmes shqisave’

Nis Festivali Teatror i Shkollave të Mesme të Tiranës! Tek ‘Agimi’ dokumentari ‘Dekadenti nr.2419’! Në Durrës ‘Trashëgimia përmes shqisave’