Disa makina të reja rezultojnë të vjedhura/ Nasufi për Report Tv: Rreth 15 raste këtë vit, s'ka dëmshpërblim kur mjeti sekuestrohet

TIRANË- Makinat me kilometrazh zero që blihen nga shtetasit shqiptarë në kompanitë koncesionare që kanë të drejtën të shesin markat, në disa raste rezultojnë të vjedhura në vende të Bashkimit Evropian. Ky shqetësim është pranuar nga vetë Drejtoria e Transportit Rrugor, ku Astrit Nasufi përgjegjës i regjistrimit të automjeteve sqaron se pavarësisht se INTERPOL e nxjerr makinën të pastër, në të vërtetë mund të rezultojë i vjedhur në një shtet tjetër. Kjo situatë pretendohet se ndodh për shkak të manipulimit të numrit identifikues, shasisë së automjetit.

“Kemi edhe një rast tjetër kur mjeti është i blerë nga koncesionari në Shqipëri, është blerë me 0 km është blerë në vitin 2009, ka qarkulluar normalisht dhe në vitin 2015 dhe tani rezulton pozitiv (i vjedhur) në INTERPOL. Mendoj se kjo ka ndodhur për shkak se është manipuluar numri i shasisë në vendin ku rezulton i vjedhur”, thotë Nasufi.

Por çfarë ndodh kur automjeti ndalohet në pikat kufitare pasi në sistem rezulton i vjedhur?! Kjo situatë po ndodh në Kakavijë.

Nasufi: Kryesisht ata e sekuestrojnë menjëherë automjetin.

Gazetarja: Çfarë ndodh me paratë që ka paguar qytetari?

Nasufi: Nuk mban përgjegjësi askush për këtë situatë, as koncesionari që e ka shitur”

Nasufi pohon se vetëm këtë vit janë identifikuar rreth 15 raste ku makinat e reja të blera nga shqiptarët, nuk janë zbuluar në pikat tona kufitare si të vjedhura, dhe janë bllokuar nga autoritetet e huaja.

“Shifrat në total të mjeteve që dalin të vjedhura të deklaruara në INTERPOL dhe që kërkojnë shërbim regjistrimi për herë të parë është 78 automjete për vitin 2018, dhe 116 për 9 muajit e vitit 2019. Ndërsa rastet kur mjeti është i rregullt në dokumentacion është verifikuar në INTERPOL, dhe ka dalë i rregullt, pra nuk ka dalë pozitiv (i vjedhur), por që rezulton i vjedhur nuk janë më shumë se 10-15 raste”, tha Nasufi . 

Nasufi thotë se është domosdoshmëri që sistemi i INTERPOL-it të jetë aktiv në pikat doganore përpara se të zhdoganimi i makinave të importuara.

“Sot dogana  bën procedurën e zhdoganimit pa bërë identifikimin më përpara në INTERPOL. Nëse ai mjet është deklaruar i vjedhur (në INTERPOL) në një farë mënyre e legalizon pra në doganë duhet të ishte detyrimisht INTERPOLI përpara se të ofrohet shërbimi i zhdoganimit”, u shpreh për Report TV Nasufi . 

Kjo situatë bie në kurriz të qytetarëve shqiptarë të cilët blejnë makinat e reja në vlera që arrijnë mbi 70 mijë euro, por që nuk mund të marrin pas asnjë lekë nëse makina me zero kilometra rezulton e vjedhur!

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Drogë me postë nga Kalifornia në Tiranë, dy të arrestuar! Sekuestrohet 3.2 kg kanabis i cilësisë së lartë

VIDEO/ Drogë me postë nga Kalifornia në Tiranë, dy të arrestuar! Sekuestrohet 3.2 kg kanabis i cilësisë së lartë