Aksi rrugor nga autostrada në Gosë të Kavajës deri në plazhin e Vilë Bashtovës me një gjatësi prej 11 km është tërsisht i amortizuar. Mjetet e tonazhit të rëndë që transportojnë inerte nga shtrati i lumit Shkumbin në të gjithë gjatësinë e tij nga ura e Shkumbinit e deri ne grykëderdhje kanë nxjerrë jashtë funksionit këtë segment rrugor.
Qarkullimi i automjeteve është shumë i vështirë. Në njërin krah të rrugës janë krijuar gropa të mëdha duke e kthyer dhe në burim aksidentesh. Kjo situatë ka sjellë dhe shqetësimin e drejtuesve të mjeteve që qarkullojnë në të.
"Po nuk pati rrugë s'ka jetë. Na shqetëson shumë, rruga është shumë e keqe. Kjo rrugë është bërë dhe burim aksidentesh. Rruga duhet përditë për hall, për punë. Sepse një krah është i prishur dhe nuk di ku të hapësh rrugën", tha një drejtues mjeti.
"Kjo rrugë është skandal, se marrim vesh ça po bëhet këtu. Po na shkatërrohet makina, a ka shtet të rregullohet kjo rrugë? Nuk ka ditë që mos të ndodhin aksidente", tha një drejtues mjeti. "Skandal, duhet të rregullohet po na prishen makinat çdo ditë", tha një drejtues mjeti.
Gjatë stinës së verës situata bëhet edhe më e vështirë për shkak se ky aks rrugor të lidh me plazhin e Vilë Bashtovës i cili frekuentohet nga turistët. Gjithashtu kjo rrugë përdoret për të shkuar edhe në kalanë e Bashtovës e cila është kalaja e vetme fushore në Ballkan.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?
-
Shumë
84.6%
-
Pak
9%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 3081
Lajme të tjera
-
Pjesë e një grupi kriminal që trafikonte heroinë në Itali, arrestohet 46-vjeçari në Kavajë (EMRI)
17 Prill, 09:33
-
Kur’ani që u përkthye për 8 vjet nën diktaturë dhe komunizëm! Esencë-Report Tv
12 Prill, 21:30
-
U kallëzua nga KLSH, GJKKO urdhëron SPAK: Hetoni ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Roshi
28 Mars, 12:35
-
26 marsi '90, Bardhi me deputetët e tij takime në Kavajë! Akuza qeverisë: Investitorë të afërmit e ministrave
26 Mars, 18:12
-
Grushta në Kategorinë e Parë, lojtarët përplasen në korridoret e stadiumit
9 Mars, 15:37
-
Turi i anëtarësimeve në PS, Rama në Kavajë: Duhet të jemi më të vëmendshëm për detyrimet që kemi në këshillin bashkiak
7 Mars, 20:50
-
VIDEO/ Vidhnin makina në Shijak e Kavajë dhe i çmontonin për t’i shitur në servisin e tyre, në pranga babë e bir në Tiranë (EMRAT)
4 Mars, 13:49
-
Kërcënoi shitëset me kallashnikov dhe u mori paratë, publikohen pamjet e grabitjes së marketit në Kavajë! Në pranga 25 vjeçari (EMRI)
1 Mars, 15:59
-
Grabitet supermaketi në Kavajë! Autori i maskuar kërcënon me kallashnikov shitëset dhe ia mbath me një shumë parash me vete
29 Shkurt, 19:04
-
Kavajë/ Dhunuan të riun dhe tentuan ta vrisnin duke e përplasur me makinë, pranga 30-vjeçarit! Në kërkim vëllai i tij
25 Shkurt, 13:20
-
Plagoset me thikë 55-vjeçari në Kavajë, arrestohet pas disa orësh autori (Emrat)
17 Shkurt, 14:29
-
Humbën Kavajën/ Rama i kërkoi llogari, pse s'u bë analizë? Deputeti Xhafaj: E dimë kush është 'tradhtari'! Detaje të tjera nga Asambleja e PS
12 Shkurt, 11:12