Makthi i sekserit të Vjosës

Makthi i sekserit të Vjosës

Në pranverën e vitit 2001, në kulmin e fushatës elektorale, kur kryeministër ishte Ilir Meta, anektoda më e përhapur në Tepelenë, ishte fjalimi i deputetit të Tepelenës, Fatos Nano, në një nga mitingjet e tij të hareshme me batuta.

Pasi shkoi në Kalivaç dhe vuri gurin e parë të themelit të ndërtimit të Hidrocentralit mbi Vjosë, premtim i kohës së Berishës së parë, me Beketin në krah, ai tha një nga ato batutat e tij, ku tallja dhe humori nuk ndahen nga njëra- tjetra: “Tani e tutje tepelenasit do jenë dhe peshkatarë të mirë, se do t’i bëjmë qytet bregdetar”.

Kryeministri Ilir Meta e aprovoi këtë premtim me kontratë. Në Tepelenë kishte shumë dyshime, se ai tipi në krah nuk ishte fare italian, por një durrsak që fliste italisht. Por më në fund u mor vesh që ishte italian. Ishte Francesko Beketi. Falë firmës së Ilir Metës mbi marrëveshje, magjia e Vjosës u prish dhe ai nuk mund të ishte më lumi i vetëm i fundit i egër i Europës.

Prej asaj kohe kanë kaluar 20 vjet. Beketi bëri sikur punoi, Qeveria bëri sikur e dënoi, por kantieri mbeti aty.

Ilir Meta dhe Sali Berisha u bënë avokatët e tij publik, kur Qeveria e paditi për evazion fiskal për Kalivaçin dhe e fitoi gjyqin ndaj tij. Biles Arbitrazhi e ka dënuar Beketin me një detyrim prej 8 milionë euro që duhet t’ia kthejë shtetit shqiptar.

Për të kompensuar dëmin, ai fabrikoi një gjyq tjetër arbitrazhi për mbylljen e aktivitetit të televizionit të tij, si pasojë e këtij procesi penal, dhe ka fituar një shkallë të tij falë ndihmës së Ministrisë së Drejtësisë së Ilir Metës, e cila fshihte kërkesat e ardhura nga Interpoli, që pyesnin a është në kërkim ky person, apo jo.

Sot Ilir Meta u shfaq në krah të një shoqate rafting, që e ka nisur karrierën në Skrapar e ka mbërritur në Vjosë, të cilët natyrisht që janë kundër ndërtimit të hidrocentraleve në Vjosë, por jo për arsyet e Ilir Metës.

Është pak qesharake të bësh betejë me mullinjtë e erës, pasi në vitin 2013 Vjosa u shpall “Park Natyror” nga Tepelena deri në Tri Urat, dhe u anuluan 7 projektet e hidrocentraleve që ishin projektuar të bëheshin, pas një studimi të një kompanie të madhe austriake, me konsulencë të Argita Berishës.

Bëra betejë personale për t’i shtuar këtij parku dhe luginën e Zagories, si “Park Kombëtar”, ku po ashtu Ilir Meta ka dhënë tre hidrocentrale, që nuk do të bëhen.

Nuk do të ketë më hidrocentrale në Vjosë, përveç atij që na ka lënë peshqesh Ilir Meta me Beketin, në Kalivaç.

Shpresoj shumë që dhe ai të dështojë dhe të mos bëhet, edhe pse i është vënë kusht të prodhojë një rrjedhje të lirë të Vjosës në masën 10 për qind, për të ruajtur speciet e komunikimin me detin.

Shpresoj shumë tek dështimi i tyre dhe dështimi i projektit të Poçemit, në rrjedhën e poshtëm të Vjosës.

I kuptoj shifrat joshëse të të ardhurave nga energjia e dy hidrocentraleve, por nuk kam parë akoma asnjë vizionar të më llogarisë çfarë fitojmë nëse mbetemi vendi me lumin më të gjatë dhe të egër në Europë, sa i përket perspektivës së turizmit.

Ata djemtë e Skraparit që po zbresin për rafting në Vjosë, po zbresin për shkak se Ilir Meta dhe deputeti i tij i Skraparit, ua mori dhe ujëvarën e fundit në Skrapar për ta bërë hidrocentral.

Tani Ilir Meta ka detyrime ndaj atij që i ka dhënë licencën e hidrocentralit mbi Vjosë, të cilit ja kanë hequr me gjykatë, dhe shpreson të fitojë kohë se mos vjen prapë në pushtet dhe t’ia japë.

Kaq është gjithë shqetësimi i tij. Duke qenë ministër i Ekonomisë dhe Energjitikës në kohë të Berishës, ai është dhe autori i projektit kriminal të 7 hidrocentraleve mbi Vjosë, të cilët ka frikë se mos i jep dikush pa u rikthyer ai.

Ajo shprehja e famshme tek video-ja e Dritan Priftit, që “Gimi më tha mua 700 mijë i keni nga unë”, në fakt është pazar për një hidrocentral, siç e ka zbardhur Prokuroria.

Ndaj gjesti i sotëm është frika klasike e sekserit, që mban me shpresa klientët e tij. Ata dhe mund t’i gënjejë ca kohë, por ne të tjerët që e duam Vjosën, nuk na gënjen dot. Ne e kemi mbrojtur dhe do ta mbrojmë, së pari prej tij.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Paloja: 28/09/2020 15:00

    Ky palo president te neverit ne cdo dalje,ne cdo fjale qe nxjerr,ne cdo veprim fshataresk provincial i rendomte,njeri teper i lig,eshte i zhytur ne llum e nuk del dot nga aty ku ka hyre.

    Përgjigju
  • Lame: 26/09/2020 18:52

    Ne kohen e Sales se pare (92-97) prane SHIK kishte edhe ca pseudo-gazetare qe merrnin nje rroge te dyte. Kur nuk merrnin ose marrin kete rroge si duket u hodhen neper SHIK-e te tjera shteterore apo private. I ndjeri Prifti nuk kishte nevoje per 700 mije por 7 milone per kredine e tullave qe kishte marre e se lante dot. Shko e put Tomken me shoket qe i ofruan ta ndihmonin ne kembim re nje video me Meten.

    Përgjigju
  • Dyeli: 26/09/2020 14:15

    Mero qerua nga njera ane, Qim Peka nga ana tjeter. Provoni kush ja shtie tjetrit me thelle..bythlepiresa

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Moody’s rishikon në rritje perspektivën e Shqipërisë duke e ndryshuar në “pozitive”

Moody’s rishikon në rritje perspektivën e Shqipërisë duke e ndryshuar në “pozitive”