Malaj për Report Tv: Përjetova djersët e vdekjes, dhimbja më e madhe që kam pasur! U infektua edhe bashkëshorti (Ja dita më e vështirë)

Ish zëvendësministrja e Arsimit, Nora Malaj ka fituar betejën e saj me COVID-19, por pasojat që virusi i ka lënë pas nuk janë të pakta. Këputje, një sistem imunitar i dobët dhe rënia në peshë, janë disa nga shenjat që Malaj raport se ka ende edhe pse betejën me koronavirusin e ka fituar.

Në një intervistë për Report Tv, Malaj shpjegoi për gazetarin simptomat e para që pati dhe si e përballoi sëmundjen, për të cilën u kurua në banesën e saj së bashku me të shoqin, i cili u prek gjithashtu.

Humba e shijes e nuhatjes, temperaturë, dhimbje gjoksi, këputje dhe dhimbje të forta që " fillonin nga rrënja e flokut deri tek maja e gishtave" siç thotë vetë Malaj janë disa nga simptomat që ajo pati. Virusi nuk u tregua i lehtë me të, ku Nora Malaj shprehet se dhimbjet kanë qenë të forta dhe rreziku ishte edhe më real pasi ajo vuan edhe nga diabeti, i cili u rrit ndjeshëm gjatë mjekimit ndaj COVID-19.

Malaj shprehet se do edhe kohë të marrë vetën me trajtim ushqimore dhe mendim pozitiv, pasi nga koronavirus nuk ka vetëm vuajtje fizike, por dhe emocionale e mendore.

"Më ka lënë goditje në të gjithë organizmin dhe ka nevojë për t'u rikuperuar. Kam nevojë për ushqim më të specifikuar dhe rrezet e diellit. Medikamentet e marra ishin të forta të bënin të humbisni në peshe  dhe duhet edhe të mendosh pozitivisht pasi nuk ishte traumë fizike por dhe mendore. Kam nevojë për kohë rikuperimi edhe pas sëmundjes, që mund të zgjasë edhe për 10 deri në 15 ditë.  Më humbi shija e jetës, thjeshtë vegjetoja.  Kisha temperaturë, dhimbje në gjok dhe këputje që fillonte që nga rrënja e flokëve deri tek maja e gishtave. Kisha djersë pa pushim dhe pastaj filloi të humbiste shija dhe nuhatjen, ndërsa në gojë kishe shijen e një metali. Pije ujë dhe nuk e shijoja dhe e vetmja gjë që më kërkonte organizmi ishte dhallë. Pasi bëra skanerin e kuptuam që ishte covid, që e përcaktoi mjeku Pëllumb Pipero. Ai u alarmua pasi unë jam dhe me diabet. Të jem e sinqertë nuk e doja spitalin  dhe filluam mjekimin në shtëpi ku fatkeqësisht u infektua dhe bashkëshorti. Pata momente kur mendoja nuk po duroj dot më", tha Malaj.

"Virusi e arriti kulmin në ditën e 9" thotë Malaj duke e cilësuar si ditën më të vështirë, ndërsa "në ditën e 17 mu rikthye sërish shija"

Malaj shprehet se nuk kishte përballuar kurrë dhimbje të tilla, edhe pse në moshën që ka është përballur me shumë gjëra në jetë. Se ku e ka marrë sëmundjen, kjo mbetet mister edhe për vetë Nora Malajn.

"Nuk e di kur e kam marrë, ndoshta kur isha në spital me nënë time, apo nga të afërmit e që kanë ardhur nga jashtë, të cilët nuk e kanë ditur që e kanë pasur. Ose në ndonjë vend ku mund të jemi ulur për të konsumuar apo pirë diçka. Sinqerisht ngelet si enigmë për mua", tha Malaj.

 Në lidhje me virusin, Malaj shprehet se duhen lënë mënjanë fyerjet dhe sharjet pasi kjo sëmundje ka nevojë edhe për  frymë pozitive.

"Pavarësisht betejave politike, në këtë rast jemi të gjithë njësoj dhe nuk duhet ngatërruar njerëzorja me politikën", tha ajo.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:00
A ju uroi miku juaj Edi Rama që mposhtët Covid-19? Ja si përgjigjet Nora Malaj

Edhe pse u përkasin bindjeve të ndryshme politike, ish-zëvendësministrja e Arsimit, Nora Malaj, e ka shprehur gjithmonë edhe publikisht miqësinë më kryeministrin Edi Rama.

Teksa ishte e ftuar sot në një lidhje Skype në Report TV për rrëfyer betejën me Covid-19, gazetari e pyeti ish-deputeten nëse kreu i qeverisë i kishte dërguar mesazh urimi pasi u shërua nga Covid.

Malaj tha se Rama nuk i ka dërguar mesazh sepse ka qenë periudha kur i ka ndërruar jetë e ëma, Aneta Rama, ndërsa kryeministrin e ngushëlloi publikisht.

"Kanë qenë ato ditë kur humbi jetën teta Neta, nuk kam marrë urim me shkrim pro jam e sigurt që si është treguar solidar dhe ka uruar shërimin tim. Në fund të ditës jemi shumë pak për të dashur të keqën e njëri-tjetrin, beteja politike është përtej betejës me jetën", tha Malaj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • robi: 13/08/2020 21:51

    duhet tu behet tamponi gjithe sharebajgave te leshitlikes se mund te jene infektuar

    Përgjigju
  • Erik: 13/08/2020 20:51

    Te shkuara, duket qe semundja ka lene pasoja tek ty.

    Përgjigju
  • Alb: 13/08/2020 20:28

    Me shume kjo vuan nga depresioni eshte dhe paranojake ska pas covid fare.

    Përgjigju
  • €€€€€€€: 13/08/2020 19:01

    Pse ka burr kjo malaj ??

    Përgjigju
    • irirsi: 14/08/2020 11:02

      ka nje debil qorr

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Gjykata pezullon ankandin për KF Tiranën, përmbaruesi për Report TV: Çështja do hetohet në themel

Gjykata pezullon ankandin për KF Tiranën, përmbaruesi për Report TV: Çështja do hetohet në themel