‘Maldini i ri është zbuluar në Verona’, mediat angleze superlativa për Kumbullën: Krenar që është shqiptar

‘Maldini i ri është zbuluar në Verona’, mediat angleze superlativa për Kumbullën: Krenar që është shqiptar

‘Paolo Maldini i ri është zbuluar në Verona,’- kështu e nis artikullin e dedikuar Marash Kumbullës ëebsit-i londinez 90min, që shkruan me superlativa për futbollistin e kombëtares shqiptare. Në të thuhet se 20-vjeçari është destinuar për të qenë një futbollist i madh në të ardhmen.

‘Kumbulla është i shkëlqyer në leximin e lojës dhe ndërhyrjet te topi para kundërshtarit janë veti që e karakterizojnë. Më pas përpjekja për të nisur një kundërsulm,’- shkruan ndër të tjera ëebsit-i i dedikuar plotësisht futbollit.

‘Futbollisti i ri ka qenë një element kyç për Verona-n këtë sezon, skuadrën e cila sa po është ngjitur në Seria A këtë sezon dhe renditet në vendin e gjashtë, duke marrë pikë ndaj skuadrave si Lazio dhe Juventus.’

Në artikull thuhet gjithashtu se Kumbulla ka tërhequr interesin e klubeve më të mëdha italiane, por edhe atyre të Premier League. Sipas ‘90min’ Marashi nuk di vetëm të mbrojë, por është i aftë të bëjë keq edhe në zonën e kundërshtarëve, madje të kalojë edhe rivalët në fushë.

Një detaj interesant është edhe ajo që 90min shkruan për zgjedhjen e Kumbullës për të përfaqësuar Shqipërinë: “Na falni italianë, por Kumbulla është shqiptar dhe krenar për këtë. I lindur në Itali, nga prindër shqiptarë, talenti kishte mundësinë të përfaqësonte Italinë ose Shqipërinë. Duke qenë se ai është krenar për origjinën e tij, Kumbulla zgjodhi Shqipërinë, me të cilët ka bërë edhe debutimin në ndeshjen me Moldavinë.”

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Komisioni Hetimor për Shëndetësinë mblidhet sërish sot, pritet miratimi i planit të hetimit dhe kërkesave për informacion

Komisioni Hetimor për Shëndetësinë mblidhet sërish sot, pritet miratimi i planit të hetimit dhe kërkesave për informacion