Malësi e Madhe, banesa dy katëshe u kthye në laborator droge! Në kërkim pronari, në hetim 5 punonjës të OSHEE-së (EMRAT+VIDEO)

SHKODER - Një banesë dykatëshe ishte përshtatur në një laborator të vërtetë droge në Malësinë e Madhe.

Gjatë kontrollit  të ushtruar në një banesë dykatëshe në fshatin Bzhetë, në një ambient të përshtatur me llamba u gjetën të kultivuara 145 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis, 64 llampa, 64 rritës energjie dhe sende të tjera që shërbenin për kultiviminm informoi sot policia e Shkodrës.  

Në pranga një 23-vjeçar, shpallet në kërkim pronari i banesës dhe

Në pranga është vënë Xhoni Gjekaj, 23 vjeç si dhe u shpall në kërkim pronari i banesës Françesk Macoraj 30 vjeç, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike". 

Ndërsa po procedohen penalisht dhe 5 punonjës të OSHEE-së, për “Shpërdorim detyre”.  Ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. C., 35 vjeç, A. H., 51 vjeç, P. Z., 54 vjeç, P. S., 61 vjeç dhe S. H., 55 vjeç, të gjithë punonjës të OSHEE-së.

Operacioni policor antikanabis u kodua “LED”.    

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë