Mali i Zi arreston ish-kryeprokurorin special

Mali i Zi arreston ish-kryeprokurorin special

Ish-kryeprokurori special, Millivoje Katniq.

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Malit të Zi, ish-kryeprokurori special, Millivoje Katniq, dhe ish-zyrtari i lartë i policisë, Zoran Llazoviq, u arrestuan mëngjesin e së dielës, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë Prokuroria Speciale e këtij vendi.

“Katniq dhe Llazoviq janë privuar nga liria për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale të krijimit të organizatës kriminale dhe keqpërdorimit të pozitës zyrtare”, tha zëdhënësi i Prokurorisë Speciale, Vukas Radonjiq.

Ai shtoi se arrestimet janë kryer në bashkëpunim me agjencinë evropiane të policisë, Europol.

“Bastisjet e banesave dhe objekteve të tyre në Podgoricë, Cetinë, Budvë dhe Bijello Pole janë duke vazhduar, për të gjetur gjurmë të veprës penale dhe gjëra që mund të jenë të dobishme për procedurën”, tha prokurori Radonjiq.

Ai, po ashtu, tha se Katniq dhe Llazoviq do të dërgohen në Prokurorinë Speciale për t’u marrë në pyetje brenda afatit ligjor.

Zyrtarë të Qeverisë malazeze e mirëpritën lajmin për arrestimin e Katniqit dhe Llazoviqit.

Kryeministri Millojko Spajiq tha se veprimi i Prokurorisë Speciale dëshmon për “shkallën e infiltrimit të krimit të organizuar në institucionet e sistemit, të krijuar në kohën e ish-pushteteve”. Radio Evropa e Lirë

 

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • drini: 14/04/2024 17:09

    Nje mikro shtet me nje popullsi te trazuar tregon forcen e tij dhe bravo i qofte jo si ne Shqiperi ku prokurori i pergjithshem,zv.kryeministri etj.ja mbathin,te tjere kriminel si Berisha e Meta tallin bythen me drejtesine .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Kush s'kërcen është bardhezi', tifozët e Juventusit peticion për të hequr Cuadradon nga JMuseum

VIDEO/ 'Kush s'kërcen është bardhezi', tifozët e Juventusit peticion për të hequr Cuadradon nga JMuseum