Mali i Zi hap kufijtë me Shqipërinë, por me test COVID-i

Mali i Zi hap kufijtë me Shqipërinë, por me test COVID-i

Ashtu siç ishte paralajmëruar nga dita e sotme, Mali i Zi hap kufijtë, me kusht posedimin e një testi negativ PCR ose një testi sereologjik.

Deklarata u dha nga drejtori i Institutit për Shëndetin Publik, Boban Mugoša. Ai tha se vendimi është marrë pasi situata epidemiologjike në këto vende është përmirësuar ndjeshëm.  Mali i Zi do të hapë kufijtë me Shqipërinë, Bosnjë dhe Hercegovinën, Serbinë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe vendet e Evropës Perëndimore .  Ndërkohë që deklaroi se situata në vend është nën kontroll.

Edhe në njoftimin e dhënë nga  Trupi Kombëtar Koordinues për sëmundjet e transmetueshme në Malin e Zi,  vendosi të lejojë banorët e të gjitha vendeve të rajonit dhe banorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës të hyjë në Mal të Zi me testin adekuat PCR ose ELISA.

Banorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Republikës së Serbisë, Republikës së Kosovës, Republikës së Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe qytetarë të vendit tonë që kanë banuar në këto vende mund të hyjnë në Mal të Zi nën kushtet e mëposhtme:

1. Të ketë një rezultat PCR negativ për një koronavirus të ri (SARS-CoV-2) ose një rezultat pozitiv të testit të antitrupave koronavirus (SARS-CoV-2) të klasës IgG të marra nga testi serologjik ELISA;

2. Që testet janë lëshuar nga një laborator i regjistruar dhe nuk janë më të vjetër se 72 orë në momentin e hyrjes në Mal të Zi;

3. Që në periudhën 15 ditë para hyrjes në Mal të Zi ata nuk kanë qëndruar në asnjë prej vendeve nga e cila nuk lejohet hyrja në Mal të Zi.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët