Mali i Zi merr vendimin: Turistët që infektohen me COVID do të mjekohen falas

Mali i Zi merr vendimin: Turistët që infektohen me COVID do të mjekohen falas

Kotorr, Mali i Zi

Në prag të sezonit turistik në Mal të Zi një vendim shumë i rëndësishëm është marrë nga autoritet qeveritare.

Teksa po finalizohen protokollet shëndetësore Qeveria atje ka vendosur që të sigurojë turistët e huaj që do të infektohen me COVID gjatë qëndrimit të tyre në vend, se do të trajtohen falas dhe të gjithë shpenzimet kalojnë në llogari të shtetit.

Ministri malazes për zhvillim ekonomik Jakov Milatoviç në konferencë për shtyp tha se protokollet shëndetësore do të shpërndahen në sektorin e turizmit dhe ambasadat javën e ardhshme dhe do të jenë në gjuhën angleze dhe ruse.

Ndërkohë që ministrja malazeze e Shëndetësisë Jelena Boroviniç Bojoviç tha se janë përpjekur që të thjeshtësojnë protokollin dhe se turistët do t’ju sqarohet se si të sillen nëse ndiejnë simptoma të Covid-19 ose infektohen me Covid-19, raporton “Vijesti”.

“Qeveria ka vendosur që turistët që sëmuren nga Covid-19 gjatë qëndrimit të tyre në Malin e Zi dhe do të shtrohen në spital do të trajtohen në kurriz të shtetit”, tha ajo.

Testimi PCR, nëse është i nevojshëm nga turistët që kthehen në vendin e tyre, do të kryhet normalisht në dy mënyra – njëra do të organizohet me ndihmën e Institutit të Shëndetit Publik të Malit të Zi dhe do të kryhet falas dhe turistët do të jenë në gjendje të marrin teste dhe në laboratorë privatë. Të gjithë hotelierët do të ndajnë 10% nga kapaciteti për raste të mundshme të COVID-19.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Patronazhisti: 08/05/2021 22:47

    Ne Shqiperi do kene varrimin falas :)

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

GJKKO i caktoi masë sigurie arrest në burg, reagon ish drejtori i IMT Qato: Kam zbatuar ligjin, SPAK ka rënë pre e presionit politik

GJKKO i caktoi masë sigurie arrest në burg, reagon ish drejtori i IMT Qato: Kam zbatuar ligjin, SPAK ka rënë pre e presionit politik