Mali i Zi mur me tela në kufi? Ish-ambasadori Çejku: Ishte paralajmërim, duhet të bëjmë kujdes

Mali i Zi paralajmëroi se mund të ndërtonte një gardh në kufi me Shqipërinë për të bllokuar trafikun e emigrantëve nga Lindja e Mesme, pasi shfaqi pakënaqësi me mënyrën si po e trajtonte pala shqiptare. Por, ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë dhe Maqedoni, Arben Çejku i ftuar në studion e Report Tv për të folur për këtë çështje, u shpreh se e shikon thjeshtë si paralajmërim, pasi nuk beson se Mali i Zi do të arrijë që të ndërtojë mure me Shqipërinë.

Mali i Zi ka të drejtën e tij për të shprehur shqetësimin për mbrojtjen e kufirit. Shqipëria duhet që të marrë masat. Ne duhet të respektojmë konventat ndërkombëtare, por duhet të jemi bashkëpunues të sinqertë me vendet fqinje, sepse vrulli i refugjatëve mund të përfshijë edhe Kosovën si destinacion nëse bllokohet Mali i Zi. Autoritetet duhet të jenë në lartësinë e duhur në raport me Malin e Zi dhe prezencën e tij. Shqetësimi nuk është në nivelet e larta, por lokale, është një njoftim paralajmërues, por në raportin bilateral nuk ka shkuar në nivele të larta. Unë nuk kam informacion për të thënë sa takime janë bërë mes dy palëve. Por fakti që kanë shprehur shqetësim duhet të jemi të kujdesshëm. Nuk duhet të shtojmë problemet me fqinjët. Duhet të luftohen grupet kriminale, kjo kërkon edhe dialog të brendshëm, të merren masa. Ne duhet të mbyllim korridoret e lëvizjes së emigrantëve. Mali i Zi nuk besoj se do të shkojë deri atje sa të ndërtojë mure apo gardhe me tela me gjemba. Nuk do që të bëhet vend tranzit për problemet e Lindjes së Mesme.

Arben Çejku

Shqipëria po përdoret nga klandestinët nga Lindja e Mesme, si trampolinë për të shkuar drejt Evropës. Në 4 muajt e fundit më shumë se 500 kladestinë kanë kaluar nga Shqipëria drejt Malit të Zi, ose kanë kërkuar azil në vendin tonë. Arben Çejku komentoi edhe propozimin për emrin e ri të Maqedonisë.

Është një emër sllav, që vjen pak në kundërshtim me qëndrimet e BDI, që u shpreh se nuk pranon referenca sllave. Ilindenase është një lëvizje revolucionare në nisi Krushevë. BDI justifikohet se në lëvizje kanë qenë edhe shqiptarët. Opozita, por edhe presidenti pritet që ta kundërshtojë. Por ka edhe një komplot të vogël gjuhësor, pasi njerëzit nuk do të arrijnë që ta thonë dhe do të thonë vetëm Republika e Maqedonisë. Por shqiptarët kanë peshën dhe rolin e tyre në fatin e emrit të ri.

Arben Çejku

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vend me 300 mijë banorë: 21/05/2018 19:31

    Nuk pjerdh askush për këta!

    Përgjigju
    • Dak: 21/05/2018 23:15

      I pari idiot i dyti rrugaç!

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Sulmet e Metës ndaj SPAK, Lapardhaja: Diçka ka ndjerë! Nëse është çmendur aq më keq për të

Sulmet e Metës ndaj SPAK, Lapardhaja: Diçka ka ndjerë! Nëse është çmendur aq më keq për të