Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviç deklaroi se “Vendet e para me të cilat Mali i Zi do t’i rihapë kufijtë në fillim të qershorit, janë: Shqipëria, Kroacia, Sllovenia, Austria, Gjermania, Polonia, Republika Çeke, Hungaria, dhe Greqia”.
Markoviç tha gjithashtu se këto vende i plotësojnë kushtet e duhura epidemiologjike të Institutit të Shëndetit Publik, dhe përkatësisht kanë deri në 25 të infektuar për 100,000 banorë.
“Së paku edhe dy shtete të rajonit i plotësojnë kushtet, por situata ndryshon nga dita në ditë. Ka mundësi që t’i hapim kufijtë edhe me këto shtete të rajonit, por varet se si do të jetë situata kur urdhri të hyjë në fuqi”, tha Markoviç.
Të huajve që do të hyjnë në Mal të Zi, nuk do t’iu kërkohet testim i posaçëm, porse do t’iu jepen udhëzime të qarta që duhet t’i ndjekin gjatë qëndrimit në Mal të Zi.
Mali i Zi, si edhe shumica e vendeve në Europë, i ka mbyllur kufijtë në mes të muajit mars, si masë për frenimin e përhapjes së koronavirusit.
Kryeministri malazez po ashtu tha se nga fillimi i javës së ardhshme synohet të rihapen edhe çerdhet e fëmijëve, si dhe të mundësohet që një numër i kufizuar i njerëzve të ndjekin ngjarjet sportive.
Mali i Zi, që nga 5 maji, pas 68 ditësh nga shfaqja e rastit të parë me koronavirus – nuk ka asnjë person të sëmurë me COVID-19.
Në total, në Malin e Zi janë infektuar 324 persona, prej tyre 315 janë shëruar dhe nëntë kanë vdekur.
Sondazhi i ditës:
Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?
-
Thelbësore
9.7%
-
Të vogla
74.2%
-
Nuk e di
16.1%
Vota total: 31
Lajme të tjera
-
Mali i Zi, kritika ndaj votimit të deputetes Vukiçeviç kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
28 Mars, 07:23
-
Në Mal të Zi paralajmërojnë votë kundër pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
25 Mars, 12:26
-
VIDEO/ Gjermania jep efekt me Kroos, mposht 0-2 Francën në Lyon! Gol pas 7 sekondash
23 Mars, 22:52
-
Begaj takim me presidentin e Malit të Zi: Diskutuam për përshpejtimin e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE
23 Mars, 15:46
-
FOTO/ Humbja në miqësore, FSHF nuk pranon kritikat, bllokon komentet në Instagram
23 Mars, 11:28
-
Humbja me Kilin, notat e futbollistëve të Kombëtares shqiptare
23 Mars, 09:26
-
Escobar: Mbështesim kontributin e Malit të Zi në NATO dhe rrugën e shtetit drejt BE-së
18 Mars, 15:52
-
Revista sllovene 'City Magazine' artikull për Shqipërinë, e rendit mes 10 destinacioneve të përballueshme për vitin 2024
16 Mars, 15:31
-
Lista/ Miqësoret me Francën dhe Holandën, ylli i Real Madrid rikthehet te Gjermania
14 Mars, 17:36
-
Mafia malazeze/ Vrasje në qendra tregtare, 60 të vdekur në të gjithë Europën, ekzekutorë shqiptarë të përfshirë
11 Mars, 18:53
-
Mali i Zi, analistët të shqetësuar për riorganizimin e qeverisë me përfaqësues pro-serbë dhe pro-rusë
9 Mars, 22:50
-
Greqia reagoi për dënimin e Fredi Belerit, Hasani: Respektojmë vendimet e gjykatave, mbështesim reformën në drejtësi
6 Mars, 14:05
Pa u ndryshuar sistemi ku ne populli te votojm vet te zgjedhurit tane jo ti vendos kryetari e te bejn si te duan kushdo parti qe vjen ne pushtet po nuk u ndrua njesoj ka per te qene
Përgjigju