Mali i Zi/Nebojsha Medojeviç: Mur mes Malit të Zi, Kosovës dhe Shqipërisë për të ndalur bandat e drogës

Mali i Zi/Nebojsha Medojeviç: Mur mes Malit të Zi, Kosovës dhe Shqipërisë për të ndalur bandat e drogës

Nebojsha Medojeviç, drejtuesi i “Lëvizjes Malazeze për Ndryshim” ka premtuar se kur të vijë në pushtet do të ndërtojë një muri mes Malit të Zi, Kosovës dhe Shqipërisë, për të bërë kështu të mundur ndalimin e bandave të drogës që operojnë fuqishëm në rajon.

Menjëherë pas deklarate shokuese ka reaguar edhe faktori politik shqiptarë në Malin e Zi.

“Drejtuesi i Lëvizjes Malazeze për Ndryshim, Nebojsha Medojeviç, poshtëron shumicën e partive shqiptare që dikur mbështetnin politikat e tij” -  kanë deklaruar për mediat në Malin e Zi  përfaqësuesit e partive të pakicave shqiptare.

Politikani shqiptar Nikollë Gegaj tha se “pikëpamjet e Medojeviçit përfaqësojnë mënyrën e politikanëve ekstremë që nxisin urrejtjen fetare dhe intolerancën ndër-shtetërore”.

Kryetari i Partisë Demokratike, Fatmir Gjeka, njëherësh ish-kryetari i Komunës së Ulqinit, tha se”Kjo është shokuese dhe e pabesueshme. Në kohën e kufijve të hapur, të thuash diçka të tillë në të nxehtin e një lufte politike është e papranueshme”

Pas reagimit të forte të partive shqiptare, Nebojsha Medojeviç më vonë shpjegoi se, “muri me Kosovën dhe Shqipërinë nuk do të ngrihet as për shkak të popullit shqiptar ose malazez, por ekskluzivisht kundër mafies malazeze dhe shqiptare”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Na Rrujtshi Topat: 22/08/2019 20:11

    O felliqesira Sllave anijet me tonelata kokaine aga Amerika e jugut i sillni ju serbo-malazezet. https://www.usatoday.com/story/news/world/2014/03/18/balkans-drug-lord-arrested/6562043/

    Përgjigju
  • Etore: 22/08/2019 17:26

    Pridenti i Montengros Milo.Gju-vic, sipas Bruxelit dhe investigimeve te beera nga Jornaliste Belg e Gjerman , eshte nji nder Presidentet me te korruptuar ne Ballkan dhe me i inkriminuari ne trafiqet Nderkombetare te Droges -Armeve etj dhe kte e di gjithe Bota Perendimore , por ben si gjithmon ja do Politika vs Ballkanit nji Sy Qorr dhe nuk e rreklamon ne Opinion ! Qe ky malezes ,na del ktu e kerkon mur ne kufirin me Shqiperi e Kosove gjasme ,per te ndaluar trafikun e Drogees etj , eshte me shume nji vetIroni e shtetit me te qelbur e me te korruptuar ne Ballkan . Edhe pse ,jam i sigurt se kto jane thjeshte shashka Gabeli , ne sinkron te Llapes se lyl Hollandezit ne lidhje me ndotjen qe i ben Shqiperise . Pra nji politike e kordinuar serbo-ruso-Opozite antihqiptar asgje per t'u mar serioziht

    Përgjigju
  • Gege Kosova: 22/08/2019 15:24

    Ndertoje ate "MUR " mes teje4 dhe serbise tende opozitare ne Mal te Zi.Mes shqiptareve eshte dnertua mure te tille nga Ju dhe ata afer Jush,dikur kur ne nuk ishim sic jemi sot.Sot shqiptaret jane dalzotet e vendit dhe popullit te tyre. Ata kane zgjedhur me lufte e menquri problemet historike kombetare dhe do zgjedhin kete "shemti" demokratike me me lehtesi se shemtit historike qe I kishin kurdisura nga fqinjet dhe pertej tyre gjate shekujve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Simone Inzaghi 'kërcënon' Milanin: Dimë si fitohet në derbi, qëndroj te Interi

Simone Inzaghi 'kërcënon' Milanin: Dimë si fitohet në derbi, qëndroj te Interi