Mali i Zi në shtetrrethim, Kallaba për Report Tv: Vendi më i prekur nga COVID në rajon, sakrifikuam turizmin

Rikthimi i një valë të dytë infeksionesh po bënë që shumë vende europiane të rivendosin kufizimet, kryesisht duke mbyllura po reduktuar oraret e lokaleve dhe të klubeve të natës.

Masa të rrepta epidemiologjike do të zbatohen në Mal të Zi, Një pjesë e qyteteve do të rikthehen në izolim të plotë.  Për Report Tv ka folur gazetari dhe pedagogu nga Mali i Zi, Ismet Kallaba, i cili tha se për momentin Mali i Zi është vendi më i prekur brenda rajonit. Më tej ai deklaroi se për shkak të situatës së pandemisë u detyruan që të sakrifikonin edhe turizmin.

"Situata në Malin e Zi kohët e fundit është përkeqësuar dhe kjo ka ndikuar që ISHP të rekomandojë vendosjen e disa masave kufizuese, ose rikthimin e tyre, të cilat kanë hyrë sot në fuqi. Për momentin Mali i Zi në krahasim me vendet e rajonit, përsa i përket shifrave është vendi më i prekur. Sipas ISHP sot kemi pasur 128 raste të reja ndërkohë që kemi pasur edhe 5 viktima. Në përgjithësi numri i të infektuarve është mbi 3500 vetë dhe kjo tregon që Mali i Zi, përsa i përket shifrave është ndoshta në pozitën më të keqe përsa i përket situatës epidemologjike në krahasim me vendet e tjera të rajonit. Mali i Zi ka sakrifikuar edhe sezonin turistik, sepse janë vendosur masa kufizuese për hyrjen në Mal të Zi, duke kërkuar testin për hyrjen në vend", tha Kallaba.

Përsa i përket situatës në spitalet Covid dhe kapaciteteve të tyre për të trajtuar të infektuarit, Kallaba tha se në këtë aspekt nuk paraqitet ndonjë problem.

"Për momentin po iu referohem informacioneve zyrtare në Malin e Zi. Institucionet shëndetësore nuk ndodhen në një situatë të rënduar, sepse Mali i Zi ka një kapacitet prej 600 personash që mund të trajtohen në spitalet Covid. Ndërkohë ekziston edhe plani rezervë prej 500 personash. Numri i shtruar në spital nuk është i tillë që të krijojë rëndesë. Ka disa ditë që numri i viktimave është i lartë. Sot kemi pasur 5 viktima dhe ditëve të kaluara kemi pasur një numër të lartë të viktimave", u shpreh Kallaba.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

SHBA, polici në Denver qëlloi me 36 plumba ndaj grabitësit që kishte marrë peng punonjësit e një minimarketi (VIDEO)

SHBA, polici në Denver qëlloi me 36 plumba ndaj grabitësit që kishte marrë peng punonjësit e një minimarketi (VIDEO)