Maliqi: Do e publikoj më vonë me kë do garoj! Rama të mos kalojë ndryshimet kushtetuese pa dakordësi

Maliqi: Do e publikoj më vonë me kë do garoj! Rama të mos kalojë ndryshimet kushtetuese pa dakordësi

Lefter Maliqi

Deputeti Lefter Maliqi ka folur për herë të parë për qëndrimin e tij në zgjedhjet e 2021. Përmes një postimi në Facebook, ai thotë se do ta publikoj partinë me të cilën do të garojë në një moment të dytë por është mes PD-së dhe LSI-së.

Gjithashtu ai i bën thirrje Ramës që të mos kalojë ndryshimet kushtetuese në 1 tetor pa marrë dakordësinë e opozitës së bashkuar.

Postimi i plotë:

E ndjej detyrim ti kthej një përgjigje publike të gjithë atyre që më shkruajnë çdo ditë, nga mëngjesi në darkë, dhe më pyesin se nën siglën e cilës parti do kandidoj në zgjedhjet e 2021-shit.

Interesimin tuaj, me telefonata dhe mesazhe pa fund, e ndjej vlerësim që më shton përgjegjësinë për të bërë më mirë atë që kam detyrim ndaj jush, t’ju shërbej.

Mesazhet që marr nga ju, janë nga çdo cepë i qarkut të Beratit, nga qendrat urbane e deri të fshatrat më të largët, por edhe më gjerë, nga veriu ne jug të vendit.

Interesimi juaj është pa ngjyrë partiake, pasi ju që më shkruani e më telefononi, jeni nga të gjithë kahët politikë, nga PD, LSI, PS.

Përgjegjësia shtohet akoma më shumë, kur ju më thoni se me cilën do parti të jesh, unë do votoj për ty.

Por kjo më gëzon dyfish, pasi më në fund, shqiptarët po kuptojnë se pak rëndësi ka ngjyra politike, por i rëndësishëm është individi që do i shërbejë.

Ajo që më trishton dhe më gëzon në të njëjtën kohë, është kur më telefonojnë socialistë të zhgënjyer nga Rilindja e fasadës, dhe që më deklarojnë votën për mua, pavarësisht se jam i pozicionuar me Opozitën e Bashkuar.

Unë gjithmonë e respektoj zgjedhësin tim, por edhe ata qytetarë që nuk kanë votuar për mua, duke iu përgjigjur çdo telefonate e mesazhi të tyre.

E bëj këtë, sepse nuk më kaplon arroganca e pushtetit, por kuptoj mirë misionin dhe pozicionin tim, atë të shërbëtorit të qytetarëve.

Për të qenë korrekt deri në fund, ju premtoj se në një moment të dytë do të bëj publik edhe pozicionimin tim, por më e rëndësishme se kjo, është lidhja që kam me të gjithë ju, qytetarë të qarkut Berat, por jo vetëm, që më ndiqni në çdo hap, pasi besoni te unë.

Ajo që ju garantoj, si atyre që besojnë te Opozita e Bashkuar, por edhe socialistëve të zhgënjyer, është të duroni edhe pak muaj pasi qeveria e re do të punojë për ju, vendit do i kthehet normalitetit, dhe do marrë frymë pas shporrjes së Rilindjes që e ka rrjepur këtë vend, e ka vjedhur, e ka plaçkitur, e i ka bërë shqiptarët të flasin me vete.

Ka shpresë, shpresa e madhe është 25 Prilli dhe fitorja e padiskutueshme e Opozitës së Bashkuar PD-LSI.

Duke u frymëzuar nga të gjithë qytetarët që më kontaktojnë, i bëj thirrje edhe një herë Edi Ramës, këtij njeriu që është në grahmat e fundit të pushtetit të degjeneruar të tij, të mos guxojë të kalojë ndryshimet kushtetuese më 1 Tetor, pa dakordësinë e Opozitës së Bashkuar.

I bëj thirrje të lexojë mirë mesazhin e përsëritur të Ambasadës Amerikane për të mos devijuar nga marrëveshja e 5 Qershorit.

I bëj thirrje të hapë listat 100% pa marifete mafioze për të futur në Parlament njerëz me rekorde korrupsioni e krimi, dhe të mos pengojë koalicionin parazgjedhor PD-LSI, pasi humbjen e ka të garantuar, sido që të shkojnë punët.

Fitorja historike e Opozitës së Bashkuar do të nisë nga qarku i Beratit…

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pelioni: 26/09/2020 18:09

    Lefteris boll i bërë reklamë vetes,apo e shef që s'të ka askush në refene dhe ke dalë e thërret rrugëve,plac moj gojë që s'më lëvdon . Lefteris emri jot është prapa liste si i ndjeri Lipe Shtogu,po ti vazhdo të lehesh,se në fund të gjatin e të gjatit do marrësh.

    Përgjigju
  • Tosi: 26/09/2020 17:08

    Ti o Lefter hunderr maliq kokxhufka, i biri i babait te teqese se Kulmakut do hyjsh ne liste per deputet kur te bashkohet toka ne henen. Shih endra me sy hapur o fytyra me e urryer e planetit, i ngjizur ne teqene e kulmakut.

    Përgjigju
  • Lalla i radanecit: 26/09/2020 16:51

    Po loqke mbeti ky koke pecikllasi

    Përgjigju
  • Endri: 26/09/2020 16:30

    O Zot i madh, akoma keta qelbesira vijne verdalle ne politiken shqiptare!

    Përgjigju
  • Bobi: 26/09/2020 16:12

    na plasi cari se me ke do garosh ti. Vetem coma m... do marresh o kokrra idjotit

    Përgjigju
    • I tej: 26/09/2020 16:41

      Na la pulat pa ushqim ky Lefteri e hengri gjith m..

  • Haha: 26/09/2020 15:57

    Ti garosh me kete temin e sigurte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale