Maliqi krah Metës për tubimin e 2 marsit: Jemi 'ku thërret qameti'! Policia të përgjigjet si në 1991 kur ra busti i Enverit (VIDEO)

TIRANE- Deputeti i opozitës së re në radhët e LSI-së Lefter Maliqi ka mbështetur nismën e presidentit për të thirrur tubim popullor për 'besëlidhje' në datë 2 mars. Në një deklaratë për mediat nga selia e Kuvendit, Maliqi u shpreh qeveria ka kapur shtetin dhe drejtësinë, dhe është koha për të rrëzuar atë që ai e quan regjimi i ri diktatorial.

Ai iu drejtuar policisë së Shtetit duke i kërkuar që në datë 2 mars të sillen ashtu si në vitin 1991 kur ra busti, ndërsa paralajmëroi se duhet të shmanget përdorimi i gazit lotsjellës.

"Ashtu siç kam qenë në çdo protestë. Dua t'i them shqiptarëve që jeni në një luftë me krimin. Të gjithë pushtetet janë të PS. Reforma në Drejtësi është e kapur. SPAK nuk po funksionin, është vënë në rresht nga ministri i Brendshëm. Kemi parë vrasje, rrëmbime, tritole, grabitje kudo dhe shteti nuk funksionon por bën show. Nuk kemi drejtësi për 51 viktimat e tërmetit. Ky parlament është i kapur. E kam thënë që në krye të herë që të gjitha votimet për anti-shpifjen, KÇK, kodin penal janë vetëm për të shantazhuar këtë popull. Unë do të them sot që edhe thirrjen e presidentit Meta do ta mbështes. I bëj thirrje të gjithëve të jenë atje për protesta të qëndrueshme deri në rrëzimin e këtij diktatori. Meta ka qenë student i dhjetorit për mbrojtjen e demokracisë. Të gjithë e dinë që po u kap kushtetuta do kemi zgjedhje moniste farsë. I bëj thirrje të gjithëve të marrin pjesë në protestën e dy marsit.Policia e Shtetit është e nëpërkëmbur. Vettingu drejtohet nga një zonjë që e ka bashkëshortin oficer të thjesht policie", deklaroi Maliqi.

Duke folur me gjuhën e presidentit Ilir Meta, Maliqi tha se Rama sot po bën show me ligjin anti-KÇK dhe OFL, ndërsa akuzoi kolegët e tjerë deputetë në radhët e opozitës së re se janë rreshtuar në krah të mazhorancës duke votuar ligjet e propozuara prej tyre.

"Policisë së shteti i bëj thirrje të përgjigjet njësoj si në vitin 1991 kur ra busti. Kujdes me gazin lotsjellës, mos u bashkoni me thirrjet politike. Nesër duhet të vijë në krye një njeri që i shërben interesave të vendit. Ky njeri i mbushi burgjet me njerëz të vuajtur dhe bën show me OFL me një vajzë me syzë. Në 2 mars dhe më pas të jenë për fatet e vendit. Ndërkombëtarët të ndërhyjnë për një zgjidhje sa më të shpejtë. Presidenti ka qenë edhe në 2009 në grevë urie për të mbrojtur kushtetutën.

Shqiptarë jeni në një ditë, ku thërret qameti. Ka ardhur koha për të rrëzuar këtë diktator të ri. E kam thënë edhe më parë që mandati im nuk i shërben kapjes së vendit se ndryshe e lë në moment. Deputetët i kam kapur duke bërë pazare me zoti Balla e të tjerë nëpër komisione. Ata votuan për median për anti-shpifjen", u shpreh Maliqi.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nana lefterit: 20/02/2020 13:24

    Po lene kete pune o djale se nuk e ke mbare.Shiko njerzit se cfare thone per ty ne rrjete sociale kur ti behesh objekt debati.Po si mor djale nuk flet kush nje fjale te mire per ty.Po si u bere keshtu,apo keshtu ke qene po s'te kemi njohur.

    Përgjigju
  • edi: 20/02/2020 13:23

    Shqipetare a e degjoni Kapter Maliqin, qe cirret ne menyre barbare Komuniste :jEMI KU THERRET qAMETI kETO JANE BAJGAT QE SOLLI kOMUNIZMI ,DHE CUDITERISHT Meta dhe Maliqi ,Berisha e Lulushi krijojne kesisoj manovrash dhe trazirash ,duke folur gjithmone ne Emer te Popullit Dhe ca Idiote qe u genjyen dikur i thote mendja se keto fundrrina Filo/Komuniste jane te zot ,Pyetja pse ,Se duan rrespektin e ligjeve ,Kujt Ligji ,Te Enverit ,te Berishes te Metes ,or te Lulushit .lULUSHI QE DERI DJE VODHI DHE VRAU ,SOT SHKON TEK GREVISTET DHE U JEP aSPIRINA TE FORTA SE DO MARRIN JO VETEM LEKE POR DHE fLORI ,SI BERI mETA ,bERISHA sKERMIT DHEMBET NGA NXEHTESIA QE I KA ARDHE DUKE U BERE DIXHITALIST .Por do ti Skermite dhembet nga te ftohtit ,ku se afermi ,do te mbyllet ne qAFE bARIT ,mETA KA DETYRA MADHORE ,bERI mIC sOKOLIN vOJO kUSHIN DHE qEMAL sTAFEN ME PARE U NEVRIKOS SE DO VRISTE VEHTEN SI Alente i Kilit ,Desh fati dhe se beri ,se i duhet kombit Kopili i Komunizmit me breke te shkurtera qe Qihet me Qen q Qete , Florinjte Pasurite qe i vodhi Popullit e Kombit kane 30 vite perpara Oh sic thone e shkuar e harruar Tani po ben Gjergj Kastriotin ,or Turqisht Skenderbeu , Po Skenderbeu eshte ne Varr dhe Florinjte e Metes jane ne Angli ,bashke me Docat si Kunguj qe ta shpifin ,por halli i madh se skishin para te dy kunallet i derguan atje , Epo Skenderbeu u ngjall dhe po lufton Sanco Pancon Po Turqit qe na dhane ndihme per Termetin a do i bejne edhe nje Shtepi Skenderbeut KOMUNIST ,Vetem ti lere rehat Oh kumandar ke marre aq emra trimash , sa mos lejo xhaxhi Maliqin qe te beje or krijoje Qametin .Ti ishe i bute dikur ,cte ka ndodhur Kumandar Tere ato Ofiqe ke marre Florinjte po , Populli po te ndjek ,mos u thente qe me 2 Mars aty ku terhoqen Enverin tend ,ta mbyllin me Kumandarin , me ate goje si bythe Turtulli

    Përgjigju
  • E verteta: 20/02/2020 13:21

    Mos I gnejni te tjeet,se ju paskeni rrexuar Shtatoren,jo bustin qe e thoni keq, te Enverit.Sot pash edhe Rinin Demokratike qe ishte nxitur nga "lideret"baballaret e parties, te dalin ne protes ne kete "pervjetor.Po vertet kush e rrexoi shtatoren.te gjithe e dijne se kete e bene disa serbomalazias tettdhe etni tjera joshqipatre,te paguar e te mashtruar,dhe te shtyer nga bashkombasit e tyre nga jashte,per te nxitur gjakderdhjen mes shqiptarve te deshiruar dhe te pritur per keteo ndeyshime politike, shqiptaret vrapuan te marrin hise, vetem kur e pane zhvillimin e ngjarjeve.Tash kokorizen si gjeli ne pleh, edhe spe e dijen se asnje merite,asnje ide apo synim nuk e kishin ato dite te trishta rrenuese,kalljeje dhe shkaterrimi te vlera materiale e shpirterore shqiptare.

    Përgjigju
  • Pyka: 20/02/2020 11:50

    Kapterrrrr Maqili,gabova...hahaha Malitëqi...gatiiiiii tu....haha!Politikan i kalibrit botëror,largëpamës,i lexuar,i ditur,me personalitet,jep edhe jetën për poullin!!!!!!???E kam seriozisht..hahaha!Mendoni një moment se çmendon i madhi Kadare,kur shikon këto figurina....janë personazhe për romanin e ardheshem!!!Hajde Haxhiqamil Maliqi hajde!Kur shoh këtë fytyrë,urrej vehten!Hahahahahaha

    Përgjigju
  • Mefter Lafiqi: 20/02/2020 11:44

    Kur te heqin si deputet ,shko ke portokallia se nuk ta heq njeri rolin si aktor palaco. P.s ...ose si roje shkolle ne Otllak

    Përgjigju
  • Tutu: 20/02/2020 11:41

    O Lefter dil dhe nje here Per Meten si muteber Ta dhjesesh sic e ke dhjere Si legen qe kur ke lere...

    Përgjigju
  • Popull: 20/02/2020 11:38

    Ok z MALIQI NDOSHTA JE I VETMI VERTETE OPOZITAR NE PARLAMENTIN E DELEVE BRAVO

    Përgjigju
  • FSHATARI ORDINER: 20/02/2020 10:50

    Paçavurja me emrin lefter kak maliqi ka dal e na jep mënd ky fshatar ordiner i qelbur. Ku është katandisur Shqipria me të till paçavure kok pa lar si maliqi

    Përgjigju
  • Maliqi ka ngelur si qeni pa kocka: 20/02/2020 10:46

    Maliqi edhe të gjithë ata që kanë ngelur si qentë pa kocka... Asnjë politikan ne Shqipëri nuk bën protesta për shqiptarët

    Përgjigju
    • Mese e Drejte: 20/02/2020 11:25

      Policia ka haritur Suksese ne Pune me kapjen e cdo Krimineli .. Dikur ne kohen e Makiqit,,Kriminelet largoheshin ne drejtim te patitur .. Hi Maliq,,ke pake durim..se edhe Ty do te vije rradha perpara SPAK..

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Në prag të sezonit veror, Kumbaro-prefektëve: Tolerancë zero për struktura betoni në plazhe, monitoroni qarqet tuaja

Në prag të sezonit veror, Kumbaro-prefektëve: Tolerancë zero për struktura betoni në plazhe, monitoroni qarqet tuaja