Maliqi paralajmëron votën për 'Zgjedhoren': Jam për zgjedhje të menjëhershme! Rama t'i lërë mesazhet kërcënuese

Deputeti i opozitës, Lefter Maliqi ka paralajmëruar se do ta votojë marrëveshjen e arritur për reformën zgjedhore. Në një dalje për mediat, Maliqi tha se edhe betejën për lista të hapura do ta vazhdojë.

Maliqi u shpreh i bindur se kryeministri Rama nuk fiton zgjedhjet qoftë me këtë sistem, qoftë me lista të hapura. I vetmi qëllim i Ramës, sipas Maliqit është që të përçajë opozitën jashtë parlamentit.

"Ky nuk do as lista të hapura, ti lërë mesazhet kërcënuese nëpërmjet të tjerëve dhe te Lefter Maliqi. Lefter Maliqi nuk ka pyetur për kriminelë që sot janë me burgim të përjetshëm kur kam qenë drejtues policie dhe jo për një kriminel miliarder si punë e Ramës që hedh topin dhe fsheh dorën. Ambasadorja të shikojë prapaskenën e këtij njeriu, sepse këta deputetë të opozitës së re, mbi 20 deputetë i ka pas dhe i ka në rresht. Rama nuk do as listë me sistem të hapur as marrëveshje që atë e kthen në minorancë. Unë jam për lista të hapura. Unë do votoj, sepse votoj marrëveshjen e të gjitha palëve, të firmosur nga Hajdari dhe jam për zgjedhje të menjëhershme. Unë jam për marrëveshjen e realizuar, nëse duan lista të hapura edhe për lista të hapura jam dhe do ta vazhdoj betejën. Jam që vendi të kalojë sa më parë në zgjedhje, sepse timoni dhe tepsia e këtij kryeministri ka marrë fund. Nuk humb PS, por Rilindja, nuk fiton PD, por fiton opozita e bashkuar", tha Maliqi.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tirana: 10/06/2020 17:44

    Polici mbetet polic

    Përgjigju
  • Lalja i Radanecit: 10/06/2020 15:16

    Po ky bexhixhka kokeloqke mbeti panxhar Maliqi

    Përgjigju
  • KULMI: 10/06/2020 12:55

    Lefter kaka politikan a ka ku të shkoj më zi një fshatar i till del çdo dit në medjen pa pik vlere. Se po të ishte një medje serjoze nuk meren me tipa lefter kaka. Medja po ashtu si lefter kapterri. Ky lefter kapterri do bëj qef dhe nja 7 -8 muaj pastaj do pastroj wc e Beratit. O kuj e zez o Zot O Zot.

    Përgjigju
  • raul: 10/06/2020 11:33

    Ti Lefter Lefter hunderri ke ikur per lesh dhije , dhe 9 muaj do ta shohim surratin tend te shpifur ne parlament, pastaj shko roje nate ne haremin veror te Nafije dybekut ne Jal.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Sulmi në Moskë, Ankaraja: ISIS-K u ndihmua nga shërbimet sekrete

Sulmi në Moskë, Ankaraja: ISIS-K u ndihmua nga shërbimet sekrete