Mallkimi i epidemiologut të Berishës: Deri më 18 prill të paktën 300 të vdekur në Shqipëri

Mallkimi i epidemiologut të Berishës: Deri më 18 prill të paktën 300 të vdekur në Shqipëri

Në këto muaj karantinimi kemi parë e dëgjuar gjithçka, por zërat më të padurueshëm janë ato të korbave që shpresonin, luteshin dhe parashikonin që Covid do të shkaktonte në Shqipëri një masakër. Në krye të listës së profetëve të vdekjes është sigurisht Sali Berisha (që siç e ka pranuar vetë, nuk është më as doktor), i cili lajmëroi se të vdekurit nga Koronavirusi nuk ishin 20 rastet e deklaruara, por të paktën 200 ose 300. Tani zbuluam se duke mos qenë më doktor, Berisha ka gjetur një konsulent për të shpikur skena makabre. Këtu hyn në skenë Taulant Muka i ftuar si epidemiolog ekspert nga disa ekrane studiosh televizive, nga të cilat ka terrorizuar opinionin publik me parashikimet e tij katastrofike të përdorura pastaj nga sb.

Ky djalosh, të cilin Edi Rama pati kurajon (e pabesueshme) ta emëronte zëvendësministër arsimi (pastaj për fat ai vetë e kuptoi se ishte e tepërt dhe dha dorëheqjen), parashikoi se Covid në Shqipëri do të shkaktonte një masakër. Duke luajtur me grafikë (dhe me besimin e njerëzve), Taulant Muka me datë 25 mars 2020 parashikoi se “brenda 18 prillit 2020” nëse të gjitha masat e marra do të funksiononin, do të kishte mes 250 dhe 300 të vdekur!! Sot që jemi me 18 prill 2020 të vdekurit janë 26. Por djaloshi që ka frymëzuar edhe ish-doktorin, parashikoi edhe se brenda ditës së sotme do të kishim mbi 3500 raste të sëmurësh rëndë në spitale dhe mbi 1000 të sëmurë në terapi intensive. Në të vërtetë sot kemi 32 raste në spitale dhe vetëm 11 në terapi intensive.

Të shpërndash panik nuk është vetëm një veprim i papërgjegjshëm. Ne nuk presim arrestimin e djaloshit megalloman, por shpresojmë që kjo supergafë e tij të shërbejë si leksion të paktën për ata kolegë gazetarë që akoma e dëgjojnë dhe i japin hapësira publike për të shpërndarë shpifjet dhe parashikimet katastrofike të tij e të mësojnë se as për të dhe as për sb nuk duhet të ketë hapsira nga asnjë media për gënjeshtra mbi pandeminë. Mjafton koronavirusi për të shtirë frikë, nuk duhen edhe këta korba.

1587220814_epidemiologukot3.jpg

1587220843_epidemiologukot2.jpg

xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shqip: 19/04/2020 19:59

    Po per cmimin e maskave Cna thoni

    Përgjigju
  • Dashi: 19/04/2020 16:52

    Eshte dikushi ky, prandaj flet

    Përgjigju
  • Tiku: 19/04/2020 16:32

    Ik ore hund krrabe paske bere shkollen e mashtruesit

    Përgjigju
  • Snoopy: 19/04/2020 13:46

    Fajin e ka gomari nuk e ka samari

    Përgjigju
  • Tosi: 19/04/2020 12:33

    A ka mashkull me te shpifur se ky surratmiu, pse merreni me nje hijene,,

    Përgjigju
  • Azem: 19/04/2020 11:31

    Hahahaha sa qesharak po kur doli i berishes ky zv ministri i rames

    Përgjigju
  • Mala: 19/04/2020 11:27

    Kete zedhenes te shemtuar ndjellakeqesie te Berishes,burimin e fatkeqesise shqiptare tash 30 vjet.E mallkoft buka qe hane nga kjo toke e nga ky popull.Historia patjeter do e mallkon e ndeshkon per gjithe shemtite qe ka bere.

    Përgjigju
  • Mali: 19/04/2020 10:59

    Po ky esht nga pederat qe per iat te rames e erionit vete dhe fle me ""doktor""vdekjen ...po shiko mos vdesesh vet o verem se ste ka mbetur gjak ne fytyr

    Përgjigju
  • Dini: 19/04/2020 10:41

    Ky eshte nje kokepalare dhe kaq

    Përgjigju
  • karidi: 19/04/2020 10:21

    boboo ky ka qen zv minister i Rames ska lidhje me berishen

    Përgjigju
  • Kafsha: 19/04/2020 09:48

    O taulant o Legen...

    Përgjigju
  • Gerti: 19/04/2020 04:28

    Ky qe dote halen ne vete dhe babin shofer.. Si kan ftyr e dalin e parashikon ky zdroms sa njerez do vdesin

    Përgjigju
  • Vicidoli: 19/04/2020 00:07

    Birisha shpëtoi popullin shqiptar nga korona. Sa edvin Mafine e kushte kalll tan Shqipnin Tash Birisha metiton nje permondore ke sheshi

    Përgjigju
    • Shpellari: 19/04/2020 07:40

      Te mu besh te gjithve pdi steve te fala kur te kthehesh ne vend lindjen taj shpellen

  • Maloku vlonjat injoranti i malesise së Vlores: 18/04/2020 23:26

    Ike more injorante

    Përgjigju
  • tironci: 18/04/2020 20:31

    Po ky nukishte zv minister te qeveria berisha po te rama apo gabohem?? akoma mas 7 vjetesh fajin e ja berisha boooo komunistat e m,... mashtrusa

    Përgjigju
    • Bisha: 18/04/2020 22:30

      Verte ishte por e pa ca mashtruesi dhe legen e hoqi,por e mori Berisha në gjirin e shqupit tek babalja shpk.

  • Tigri: 18/04/2020 20:07

    Po ky eshte kokre debilit

    Përgjigju
  • Ben: 18/04/2020 19:58

    Akoma me Taulantin?Eshte super mashtrues,genjen fort.Nuk eshte as shkencetar asgje,vetem genjen.Punon roje ne Berne.

    Përgjigju
  • mjek kardiolog: 18/04/2020 19:42

    nga eksperienca e punes mund te them se percaktimi i sakte te shkakut te exitus (vdekjes) se nje personi nuk mundet kurresesi te behet nga nje pavion i caktuar ku shtrohet personi. Eshte e nevojshme qe te kryhet akt ekspertiza mjeko-ligjore per te percaktuar shkakun e drejtperdrejte te vdekjes dhe semundjet shoqeruese. Asnjehere nuk kemi per ta ditur numrin e vertete te vdekjeve si shkak i covid-19, madje asnje shtet nuk do te kete mundesi per te percaktuar kete gje, sepse do te duhej qe nga fillimi i pandemise te kryhej akt ekspertiza per cdo vdekje te ndodhur.

    Përgjigju
  • Bijte e komunistave: 18/04/2020 19:09

    Mendoj se shifrat ne shqiperi jan sa fallco aq dhe qesharake sa kan cuditur cdo studiues dhe epidemolog. Nese nuk behen teste nrm qe skemi nga ta dim sa persona jane infektuar. Degjoj perralla per njerez qe sherohen per 5 6 dite dhe legjenda urbane per 90 vjecare qe sherohen. Cdo gje me duket sic esht vet kjo qeveri qe edhe ne kto dit nuk rresht me super vjedhjet e saja ku nje mask blihet per 800 lek dhe nje veshke 3500 lek. Ku komandanti ben rolin e bariut dhe thot sot virusi e ka pushim dhe do dalin pleqte. Pastaj ns e kan rradhen grate me fmije per te dal. Dhes si gjthm gjithologu jon skicofren mashtron mashtron dhe nuk le tv pa dal dhe sigurisht me konsulent fin tigrin e fmashem qe zhduk leket si me magji...

    Përgjigju
    • Vlora gej: 18/04/2020 22:21

      Gjithe komunistat vemje ktu qenkan mbledh.pse nuk vdisni tu beni nder familjeve dhe niperve dhe mbesave o kerma me mendje te kalbura.vdekshi o komunista m.ti se nga ju sbohet ky vend.

    • Vlora: 18/04/2020 21:13

      Bijve te komunistave u ha tra..pin ti klysh burgaxhiu. Ik tymos me gjith plakun cik hashish. Kerme

    • Tahip: 18/04/2020 21:09

      O gomar mashkull, ne japoni e kore bene pikerisht teorin e shqupit testime ne mase, por situata i doli nga duart pasi persona qe kishin figuruar negativ ne testin e pare mbas disa ditesh filluan te dilnin pozitiv mbas disa ditesh! Gjithesi ka ndryshuar qendrim shqupi sot si paske pa lajme te rd xen syri

    • Niko: 18/04/2020 19:33

      O shoku po si thua ti.. ti besojmë saliut që ka shkar nga trutë vetëm shpif e shpif dhe po kërkon ta bëjë Shqipërinë tym e hi për të shpëtuar familjen e tij,, apo ti besojmë keti shkencëtari palaço që për mua do Jet parkexhator ose roje te porta në ndonjë qendër kërkimesh..Për mua Duhet besuar mjeksija jonë e mir apo e keqe çdo gjë e portokollohet dhe kontrollohet shumë thjeshtë..

  • Andres: 18/04/2020 18:11

    Mos u beni te paditur, projeksionet nuk jane parashikime, presidenti USA me specialistet me te mire ne bote dolen ne fillim me shifra per 200-300 mije te vdekur ne USA, pastaj e pane trendin dhe thane qe duket do kemi me pak, shume me pak. Askush nuk duhet t'i fryje zjarrit ne nje kohe si kjo. As politikanët qe bejn thirrje per proteata, as ju si edia e "pavarur" qe jeni.

    Përgjigju
    • Lui: 19/04/2020 10:56

      O Andres, ky Tao as nuk iu afrua. Te pakten te kishte dale me 50-60 vdekje.. Ky e coi 10-fish. E kupton cfare mediokriteti?!

    • Projeksione?!: 18/04/2020 19:31

      Ku i ke pare ti keto projeksione me gabim 1000%, si kjo qe ka bere Taulant Muka, ne USA jo nje here?!

  • shqiptar: 18/04/2020 18:08

    o kokrra e legenit çfare bishe je o çun qe desheron vdekje shqiptaresh edhe sikur te ndoshte ti o ftyre e keqe me titullin qe demek mban kurresi nuk duhet shprehur por kurroje po si ke pamjen ashtu keshe shpirtin ngodhesire e shekullit turp te keshe qe flet shqip

    Përgjigju
  • Konjak: 18/04/2020 17:33

    Pa dashur te ofendoj kurrsesi zoterine Muka , nuk me duket edhe shum me vend reagimi i ashper i opinionit te disa grupeve shoqerore e politike ,me nje te ashtuquajtur "studim shkencor" te epidemiologut Muka . Zoteri Muka vertet mundet te ket mbaruar studimet shkelqishem , te ket bere edhe ndonje studim , sa per te marre ndonje grade shkencore , por kjo nuk eshte e miaftushme qe ne te besojme e te perhapim mendimet e tij si qellimkeq .Zoteri Muka eshte ne te drejten e tij , te beje parashikime , qofshin edhe studime ne epidemiologji ; por askush nuk mund te thote se , studimet jan plotesisht te sakta , e te verteta , e ti bejme objekt bisedash e besimesh shkencore .Ka shume shkencetar e specialiste , ne shendetesi e mikrobiologji qofte edhe kalkulus matematicen , por askush nuk i ka marre si perfundimisht te verteta , studimet e tyre ; ato ngelen si te dhena ne fushen e studimeve . Keshtu qe , edhe studimin e zoteri Muka , tja leme perpjekieve te tij fillestare , ne fushen e shkences .Nuk besoj se percaktimet e tij ne kete pandemi , do te mirren si te verteta nga populli , aq me pak nga intelektualizmi . Nuk eshte ne interesin e askujt qe , mizen ta bejme buall .Zoti na qetesofte . Faleminderit .

    Përgjigju
  • Vladimir: 18/04/2020 17:30

    Ceshte ky Budalla ? U shofte Zvicra qe e paguan!

    Përgjigju
  • Koli: 18/04/2020 17:28

    Ky djal qe i kishte te gjitha letrat ne rregull per te sjell ne Shqiperi frym te re , dolli veze klluf. Me shume e kam degjuar te mburret se eshte shkencetar sesa te ishte nje i shkolluar me kembe ne toke. Tani qe grafiket e tu te vdekjes nuk dolen...ca do thuash? Qe i kane fshehur te vdekurit o shkencetar i leshit. Dil dhe kerko falje per grafiket e tu te shkencetarit te madh.

    Përgjigju
  • Tautau: 18/04/2020 17:23

    Ca është ky palaço... si mund ta besosh këtë fytyrë, ky di vetëm te mburret unë unë thotë por s'di asgjë, debil I lindur..

    Përgjigju
  • Vili Cipi: 18/04/2020 16:49

    Ketij do ti japi cmimin KRYEROBQIRI VITIT,dhe i takon

    Përgjigju
    • Ehuu: 18/04/2020 21:11

      Ky eshte nje kokrra legenit, ca merremi me kete. Ne kete situate ne asnje shtet nuk behet politike, vetem keta zhulsa bejne ne shqiperi

    • CaBone: 18/04/2020 18:06

      Hahahahahaha i modh

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spiropali opozitës: Dy ‘baballarët’ tuaj bërtasin kundër SPAK-ut, hani thana në pemët e tyre dhe t’i vilni votat e popullit! Meta doli nga binarët e ‘kafshon’ Dumanin në ekrane

Spiropali opozitës: Dy ‘baballarët’ tuaj bërtasin kundër SPAK-ut, hani thana në pemët e tyre dhe t’i vilni votat e popullit! Meta doli nga binarët e ‘kafshon’ Dumanin në ekrane