Braçe i kthehet dhëndrit të Berishës: Pse do që lekët t’i lësh gjyqeve? S'gjen as 1 centimetër tokë të grabitur nga unë! Klubi Partizani po ju ha të gjithëve

Braçe i kthehet dhëndrit të Berishës: Pse do që lekët t’i lësh gjyqeve? S'gjen as 1 centimetër tokë të grabitur nga unë! Klubi Partizani po ju ha të gjithëve

Erion Brace dhe Jamarbër Malltezi

Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi ka akuzuar qeverinë se sipas tij po jep tokat turistike në Hamallaj me çmim 9 euro për metër katror, në mënyrë të kundraligjshme.

Për këtë denoncim të Malltezit ka reaguar zv.kryeministri Erion Braçe, i cili e mohon një gjë të tillë, duke thënë se nuk është si ai. Nga ana tjetër Braçe "këshillon" Malltezin duke i thënë që lekët që ka marrë në mënyrat që sipas tij i dinë të gjithë, të mos i çojë gjyqeve. Sakaq i kujton Malltezit edhe çështjen e kompleksit “Partizani”, teksa thotë se nuk do e falë.

"Perse do që cdo lek që po e fiton sic të gjithë ta dinë e ta përflasin, denoncojnë, kallëzojnë, hetojne, ti lësh gjyqeve? Se me thene te drejten ty dhe sojin tend nuk do ju fal! Unë nuk jam ti! As soji yt! Nese klubi Partizani po ju ha te gjitheve, një nga një, kurrë, po kurre nuk do e gjesh ti dhe soji yt, qofte edhe nje centimeter toke kudo, kudo te grabitur nga une! Qendrimet e mia jane te qarta, me shkrim, ne cdo zyre shteti! Kuptove?", shkruan Braçe.

Postimi i Malltezit:

Pasurim i kunderligjshem: toka turistike ne Hamallaj qe jepet nga Rama-Brace per 9 euro/m2?! Ajo toke nuk eshte as e Rames e as e Braces qe t’a perdorin ai mall pa Zot. Ndalen prej 8 vitesh procesin e Kthimit te Prones tek pronaret dhe injoruan ligjin qe nuk lejon te te japesh toka te treteve pa perfunduar procesi i kthimit dhe kompensimit te pronave. Tani Po vjedhin tokat me te vlefshme dhe kinse I shesin me 9 €/m2! Kriminale. Pse nuk ia jep pronareve dhe detyroji pronaret te zbatojne projekte zhvillimore sipas planeve? Pse nuk e nxjerr ne ankand token? Mund t’a blejne me 10-fish cmim! Po vete shteti e ka cmimin zyrtar 10-fishin e asaj qe po e ndane per korrupsion! SPAK kos po ha

Postimi i Jamarbër Malltezi dhe Erion Braces

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Nënkryetarja e PE e pranon: BE gaboi me masat ndaj Kosovës, ishin të njëanshme! Serbia nuk ndëshkohet nga frika e Rusisë

Nënkryetarja e PE e pranon: BE gaboi me masat ndaj Kosovës, ishin të njëanshme! Serbia nuk ndëshkohet nga frika e Rusisë