Si u transformua mamaja e Alvinit nga shtëpiake në luftëtare të ISIS pasi ra në dashuri me rekrutuesin e saj nga videot në internet

Si u transformua mamaja e Alvinit nga shtëpiake në luftëtare të ISIS pasi ra në dashuri me rekrutuesin e saj nga videot në internet

Tre ditë pas lajmit ekskluziv për nxjerrjen nga kampi Al-Hol në Siri të Alvin Berishës, 11-vjeçari shqiptar është nxjerrë nga kampi i ferrit Al-Hol në Siri, dhe pasi është dorëzuar në ambasadën italiane në Beirut, pritet që shumë shpejt t'i bashkohet babait dhe motrave në Itali. Gazeta italiane 'Corriere Della Sera' ka botuar një shkrim ku përshkruhet indoktrinimi i mamasë së tij, Valbona Berishës, kontaktet e saj në internet me rekrutuesit e ISIS, udhëtimi për në Siri dhe bashkimi me Shtetin Islamik. Ajo ndërroi jetë në Siri së bashku me bashkëshortin, luftëtar të huaj, dhe Alvini mbeti i vetëm mes kampit burg që kurdët kanë nën pushtet.

Shkrimi i plotë

Ajo ishte afeksionuar me videot e propagandës së ISIS të publikuara në internet, dhe jo vetëm: gjithmonë online ishte e dashuruar me një nga rekrutuesit / indoktrinatorin e saj maqedonas. Aq sa ajo vendosi që të largohet nga familja, burri dhe dy vajzat e saj të moshës 10 dhe 11 vjeçe, dhe të transferohet në Siri duke marrë me vete fëmijën më të vogël, Alvin 6 vjeç, duke iu bashkuar ISIS.

Kjo është rruga e radikalizmit të Valbona Berisha, 34 vjeçe, një grua shqiptare që banonte në provincën e Lecco, për të cilën, pas hetimeve nga policia italiane, ndaj saj u dha masa e arrestit në mungesë.

Hetimet e ‘Carabinieri del Ros’ u koordinuan nga Prokuroria e Qarkut Anti-Terrorizëm e Milanos. Në urdhrin e paraburgimit, të nënshkruar nga magjistrati i Milan Manuela Scudieri, shqiptarja akuzohej për krimin e terrorizmit ndërkombëtar. Burri i Valbonës, i cili mbeti me dy vajzat e tij në krahinën e Lecco, u përpoq në mënyrë të përsëritur të lidhej me gruan e tij, veçanërisht për tu ribashkuar me djalin e tij.

Martesa në internet

Hetimi i ‘Ros’, i koordinuar nga zëvendësprokurori Maurizio Romanelli dhe zëvendësuesi Alessandro Gobbis, rindërtoi rrugën e radikalizmit të Valbona Berishës.

Valbona Berisha filloi rrugën e radikalizimit  fillimisht duke studiuar në një mënyrë "të ekzagjeruar" Kuranin, e indoktrinuar përmes internetit nga imamë të ndryshëm dhe ekstremistë.

Analizimi i materialit të kompjuterizuar të gjetur nga karabinierët dhe i nënshtruar konfiskimit, bëri të mundur zbulimin e një sasie të konsiderueshme të videove të predikuesve ekstremistë që nxisnin Xhihadin.

Më në fund, gruaja vendosi të largohej për në Siri me djalin e saj të vogël, të martohej me indoktrinatorin e saj dhe të luftonte përkrah tij. "Ka shumë raste të njerëzve që dashurohen në internet dhe më pas  janë bashkuar me ISIS, - theksoi kreu i Ros i Milanit, kolonel Paolo Storoni .

Bileta e avionit

Në Dhjetor 2014, nisja. Gruaja, atëherë 32 vjeç, bëri kontakte në internet me një terrorist të mirënjohur serb - Selimoviq Mendus, i cili më vonë vdiq në luftime në shkurt të vitit 2015, i cili bleu bileta avioni për Valbonën dhe djalin e saj në një agjensi udhëtimi në Kosovë nga aeroporti Orio al Serio në Stamboll.

Hetuesit gjithashtu gjurmuan itinerarin e ndjekur nga gruaja për të arritur në Siri.

Pasi mbërriti në Turqi, ajo u bashkua me një familje nga Bosnja, e cila gjithashtu ishte për të shkuar në zonën e luftës. Ndërkohë burri i Valbonës denoncoi zhdukjen e gruas dhe të birit në karabinierinë italiane. Prokuroria e Lecco regjistroi kallëzimin dhe hapi një hetim.

E veshur si një ninja

Sapo mbërriti në Siri, Valbona Berisha filloi stërvitjen dhe i ndërroi emrin djalit të saj, nga Alvin në Jussuf  dhe e dërgoi edhe atë për tu stërvitur e për tu bërë një dëshmor i ardhshëm i Xhihadit. Në kompjuterët e lënë në Itali nga Valbona  Berisha, janë gjetur imazhe video të rëndësishëm, në disa prej të cilave mund të shihen fëmijë duke u stërvitur me kallashnikov.

Celulari që i kishte dhënë kunati dhe mbi të cilin ishte instaluar GPS, lejoi që hetuesit ta “ndiqnin” atë gjatë udhëtimit të saj në Siri.

Fëmija, siç del nga përgjimet, arriti të bisedojë nja dy herë me babanë e tij në telefon, dhe e përshkroi nënën e tij si një luftëtare: Ajo është e veshur si ninja, - thotë fëmija, duke e krahasuar veshjen e nënës së tij me personazhet vizatimorë të animuar.

Siç u shpjegua, në një konferencë për shtyp nga kreu i antiterrorizmit milanez Alberto Nobili, fëmija i tha babait të tij se ai dëshironte të shkonte në shtëpi për të shkuar në shkollë.

"Këtu kam frikë sepse ka aeroplanët që lëshojnë bomba", thotë fëmija.

"Unë i thashë asaj: le të shkojmë tek babi sepse duhet të shkoj në shkollë ... Por ajo nuk më lë, ankohet Alvin përmes telefonit. Valbona u identifikua me djalin e saj në një fshat 40 kilometra larg Alepos.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Himarë/ Mbështetësit e Belerit penguan Këshillin Bashkiak, mbërrin FNSH! Mbledhja do të mbahet me dyer të mbyllura

Himarë/ Mbështetësit e Belerit penguan Këshillin Bashkiak, mbërrin FNSH! Mbledhja do të mbahet me dyer të mbyllura