Maminas-Gjiri i Lalzit, kamioni del
nga rruga, humb jetën 50-vjeçari

Maminas-Gjiri i Lalzit, kamioni del<br />nga rruga, humb jetën 50-vjeçari
DURRES- Një person ka humbur jetën ditën e sotme si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 në segmentin rrugor Maminas-Gjiri i Lalzit. Drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e drejtimit të kamionit me targë KR 8703 A, duke dalë nga rruga dhe më pas është përplasur me një shtyllë.
 
Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, 50-vjeçari, Beair Stafuka, nga Nikla e Fushë-Krujës.
 
Menjëherë në vendin e ngjarjes ka mbërritur autoambulanca dhe forcat e policisë së Durrësit.
 
Ndërkaq, grupi hetimor i mbërritur në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Vinin baste sportive me celular, dy të arrestuar në Laç

Vinin baste sportive me celular, dy të arrestuar në Laç