Man. United rikthehet bindshëm për Champions League, Lazio vijon me hap kampioni (VIDEO)

Një javë pas fitores me Chelsea-n Manchester United ka marrë një tjetër trepikësh të vyer në luftën për të siguruar një vend në Champions për sezonin e ardhshëm. ‘Djajtë e kuq’ në Old Traford kanë mposhtur me shifrat 3-0 një skuadër që u ka hapur shumë punë ekipeve të mëdha si Watford.

 
Për t’u veçuar goli i parë i realizuar me penallti nga Bruno Fernandes, futbollisti që në merkaton e  dimrit u ble për 68 mln euro. Më tej për ekipin e drejtuar nga Solskjaer realizuan Martial dhe Grenëood. Aktualisht Manchester United i vendit të pestë gjendet tre pikë pas Chelsea-s që renditet i katërti, por në rast se CAS nuk ndryshon vendimin e UEFA-s për City-n atëherë edhe vendi i pestë në Premier League mund të shkojë në Champions League.


Në Seria A Lazio e këtij sezoni duket se do të luftojë deri në fund në luftën për titull kampion. Të besuarit e Inzhaghi-t kanë marrë një fitore mjaft të rëndësishme në transfertë kundër Genoa-s me shifrat 2-3.


Kryeqytetasit thuajse e morën avantazhin që në start pasi në minutën e dytë Marusic zhbllokoi shifrat. Për pjesën e mbetur të lojës deri në fundin e pjesës së parë nuk do të kishte ndryshime në rezultat, ndërsa pak pas fillimit të pjesës së dytë ishte i abonuari me golin Immobile ai që do të dyfishonte.


Më tej Cassat për miqtë riktheu shpresat për pikë, por Cataldi me golin e tretë për Lazio-n i zbehu ato. Në fund do të realizonte edhe Crisito për miqtë, por që ishte tepër vonë për ti dhënë një tjetër udhë kësaj sfide. Në këtë mënyrë Lazio vijon të mbetet e dyta me 1 pikë më pak se Juventusi, që të shtunën mposhti 1-2 skuadrën e Spal.


Kujtojmë se katër ndeshje të Seria A janë shtyrë për shkak të frikës së koronavirusit. Mes tyre edhe takimi Inter-Sampdoria i programuar të zhvillohet në orën 20:45.
 

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Meta mbledh Komitetin Drejtues të Partisë së Lirisë, 'përballet' me Kryemadhin pas përplasjeve! Përshëndet me përqafim Elona Gurin

Meta mbledh Komitetin Drejtues të Partisë së Lirisë, 'përballet' me Kryemadhin pas përplasjeve! Përshëndet me përqafim Elona Gurin